Sfidat e një mësimdhënësi

Shpend Rukiqi, mësues i lëndës së matematikës, përcjell për Portalin Shkollor, të gjitha karakteristikat dhe veçoritë që i duhen një mësuesi të suksesshëm. Sipas tij, për të qenë një mësues i tillë është një sfidë më vete. Ndaj këtë shkrim ai dedikon të gjithë mësuesve, por edhe nxënësve.

Për çdo ditë e më tepër po e kuptoj që të mbijetosh si mësues i suksesshëm është një sfidë e vërtetë.

Kjo sfidë kërkon nga ne mësimdhënësit:

• Rifreskim të njohurive lëndore,

• Rifreskim të metodave të punës;

• T`i shohim mundësitë e jo pengesat;

• Të fillohet nga vetja për çdo gjykim të bërë;

• Të zotërojmë aftësinë e bartjes së përgjegjësive dhe të kërkuarit falje, edhe nëse kjo duhet të bëhet ndaj një fëmije;

• Të zotërojmë aftësinë e komunikimit;

• Të zotërojmë aftësinë e fleksibilitet;

• Të kemi dëshirën dhe guximin për ndryshime;

• Të jemi kreativë;

• Të kemi një integritet, që nuk lejohet të shkelet nga askush;

• Mbi të gjitha dëshirë të çeliktë të luftojmë me botëkuptimet tona për të arritur të kuptojmë gjeneratat e reja.

Gunn Imsen (2006) në librin “Elevens värld” që në gjuhën shqipe do të thotë “Bota e nxënësit” shkruan:

“Nëse do ta kuptosh nxënësin do të thotë të konsiderosh atë si një njeri të barabartë edhe përkundër detyrave të veçanta.

Ta kuptosh nxënësin do të thotë të dëgjosh perceptimet e tij, të jesh i ndjeshëm për pritjet e tij dhe ta ndjesh me të shpresën, dëshirën dhe dështimin.

Të kuptosh një nxënës do të thotë ta paramendosh vetën në situatën totale të tij, si në botën e tij të brendshme ashtu edhe në atë që e rrethon.

Të kuptosh nxënësin do të thotë të jesh i gatshëm që të marrësh dhe kontrollosh përgjegjësitë e tua.

Të kuptosh nxënësin do të thotë mos ta vlerësosh atë nga dukja e jashtme, por nga veprimet që bën. Të depërtosh brenda fasadës dhe ta paramendosh vetën duke jetuar edhe në botën e brendshme të atij personi”.

Faleminderit rini që po na i hapni sytë të cilët shpesh na mbyllen, ndonjëherë nga lodhja, ndonjëherë nga lëkura e kapakëve të syve që ka humbë elasticitetin- po më së shpeshti nga egoja e tepruar dhe nga mos dëshira për të kuptuar se udhërrëfyesi jeni ju.

Rini bota është juaja!

Shpend Rukiqi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Gjeni çfarë kafshe është?

Next Article

Plan Edukativ Individual për nxënësit me aftësi të veçanta

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427