“Sfida e përkujtimit dhe arsimit për Holokaustin”

Në kuadër të takimit u bisedua për edukimin për Holokaustin, mundësitë e trajtimit të kësaj teme në kurrikulat e Kosovës si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me “Yad Vashem”

Zëvendësministrja e MASHT, znj. Anila Statovci-Demaj, priti në takim një grup të përbërë nga znj.Chava Baruch, përfaqësuese e “Yad Vashem”, Qendra Botërore për Kujtimin e Holokaustit, nga Jerusalemi, Izraeli,  z.Vincent Lungwitz, përfaqësues i organizatës gjermane “Forum ZFD”  si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mësimdhënësve të Historisë së Kosovës -SHMHK.

Në kuadër të takimit u bisedua për edukimin për Holokaustin, mundësitë e trajtimit të kësaj teme në kurrikulat e Kosovës si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me “Yad Vashem”. Gjatë takimit, znj. Statovci-Demaj, theksoi se popullsia me moshë tëre është kapitali kryesor që posedon vendi ynë dhe prandaj është e nevojshme që rininë kosovare ta arsimojmë në harmoni me kërkesat bashkëkohore dhe të tregut të punës.

Znj. Statovci–Demaj mori pjesë edhe në fillimin e punimeve të seminarit / punëtorisë dy ditore “Sfida e përkujtimit dhe arsimit për Holokaustin”, të organizuar nga Shoqata e Mësimdhënësve të Historisë së Kosovës – SHMHK në bashkëpunim me Qendrën “YadVashem” dhe me përkrahjen e “Foumit ZFD” e të MASHT-it.

Ky është seminari i parë që mbahet në Kosovë lidhur me edukimin për Holokaustin. Në hapje të punimeve të këtij seminari, që po mbahet në ambientet e Ministrisë, mori pjesë edhe sekretarja e parë e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, znj. Henriette Kötter.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Çfarë duhet të konsumojnë fëmijët në shkollë?

Next Article

Zbulo çfarë kujtese ke dhe mëso në kohë rekord!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427