Seria Klasikët për të vegjël vjen me 3 tituj të rinj

Një kolanë e veprave klasike kushtuar posaçërisht të vegjëlve. Histori që mund dhe duhet të tregohen dhe si përralla, që mund të lexohen e rilexohen shumë herë. Klasikët më të famshëm vijnë të përshtatur për fëmijë dhe të pajisur me ilustrime tërheqëse.

Romeo dhe Zhulieta

Romeo dhe Zhulieta, historia e një dashurie të madhe që  përfundon në një tragjedi për shkak të një letre të padorëzuar. Një ritregim  fantastik i historisë më të famshme të dashurisë.

Drakula

Xhonatan Harker as nuk ia ka idenë se çfarë tmerresh e presin në kështjellën e kontit Drakula. Një qenie e ligë është e uritur për gjak të ri. A mundet Xhonatani dhe miqtë e tij ta mposhtin atë? Secila skenë e rrëfimit bëhet më e qartë nëpërmjet ilustrimeve shoqëruese.

Don Kishoti

Don Kishoti mendon se është një kalorës si në kohët e vjetra.  Po sigurisht që ditët e sotme nuk ka dragonj me të cilët mund të luftosh, po kjo gjë nuk e pengon atë që së bashku me ndihmësin e tij  të kalojnë nga një aventurë e çmendur në tjetrën.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Një shkollim i mirëfilltë përtej dijeve teorike

Next Article

Ambasadori Lu lexon librin "Më quajnë... Musine Kokalari"

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427