Seminari shkencor “14 vjet Pavarësi/ Krenar për ty Kosovë”

Në ditën e sotme të përvjetorit të 14’ të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, “Klubi i Historisë” në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër, organizuan një seminar shkencor nën titullin “14 vjet Pavarësi/Krenar për ty Kosovë”. Aktivitetin e shoqëruan edhe disa pamje filmike historike.

Në ditën e sotme të përvjetorit të 14’ të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, “Klubi i Historisë” në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve në qytetin e Shkodrës nën drejtimin e mësuesit të historisë Armando Rrustemi organizuan në ambientet e kësaj shkolle një seminar shkencor nën titullin “14 vjet Pavarësi / Krenar për ty Kosovë”.

Në këtë organizim referuan nxënësit: 

  • Andi Ymeraj i klasës XII me temë:“Diplomacia e zbatuar në procesin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”;
  • Skendi Kasemi i klasës XII me temë: “Proceset historike në mbërritjen e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës” ;
  • Kadir Braqi i klasës XI me temë: “Të dhëna statistikore të procesit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”. 

Programi u shoqërua me një ekspozitë mjaft tërheqëse, ku u paraqitën dëshmi të gjalla të kësaj historie që përbën edhe bërthamën e ekzistencës shqiptare. 

Aktivitetin e shoqëruan edhe disa pamje filmike që sollën emocione të gjalla të kësaj ngjarjeje historike.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Letër e një drejtori nga Singapori për prindërit e nxënësve

Next Article

Nxënësja Leonita Maliqi, autore e pikturës “Vajza me plis”

Related Posts