“Së bashku për të larguar dhunën nga shkolla, komuniteti dhe familja”

Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon ashpër ngjarjen e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Hasan Koçi”, ku një mësues është filmuar duke ushtruar dhunë fizike mbi një nxënës.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë datë 27.01.2016, gjatë orës së biologjisë në klasën e VII-të të shkollës 9 vjeçare “Hasan Koçi”, në Durrës. Pamjet filmike janë mundësuar nga nxënësit e klasës të cilët menjëherë kanë informuar drejtorinë e shkollës për rastin. 

Pas marrjes së informacionit, Drejtoria e Shkollës në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Durrës ka vepruar menjëherë, duke filluar procedurat disiplinore dhe marrjen e masës administrative të pezullimit nga detyra të mësuesit Flamur Pajo, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj nxënësit të klasës së VII-të.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, fton të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit dhe çdo qytetar në vend, të mos hezitojnë të denoncojnë çdo lloj akti dhune i cili cënon të drejtat themelore dhe të shtrenjta të fëmijëve tanë si dhe dëmton rëndë imazhin e shkollës.

Dhuna nuk ka vend në shkollat tona dhe kushdo që cënon të drejtat themelore të nxënësve shqiptarë, nuk do të jetë më pjesë e trupës pedagogjike. Gjithashtu, ftohen organet e drejtësisë për të ndjekur penalisht rastin.

MAS është thellësisht e vendosur për t’u përballur me sfidën që kemi të gjithë së bashku për të larguar dhunën nga shkolla, nga komuniteti dhe nga familja. 

©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mundësitë e arsimit në SHBA, bursat, si të kërkojmë universitetin e duhur

Next Article

Mjekësia, kushtet e reja të pranimit për maturantët

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427