Sa perime dhe fruta duhet të konsumoni në ditë?

Cila është pjesa më e rëndësishme e një diete ushqyese? Shumica prej nesh automatikisht mund të thonë përgjigjen: fruta dhe perime. Dhe megjithatë mund të jetë e vështirë që të hani sasinë e duhur ditore të rekomanduar dhe shumica e amerikanëve thjesht nuk e bëjnë, ose më saktë rreth 75 për qind e tyre. 

Sa është sasia ditore e rekomanduar?

Nuk është se shumë shkencëtarë bien dakord, por pothuajse të gjithë duket se mendojnë njësoj: që ne duhet të hamë më shumë fruta dhe perime. Dikush që ka nevojë për 2000 kalori në ditë duhet të hajë:

2 kupa me fruta

2 e 1/2 kupa me perime

Këto rekomandime vijnë nga udhëzimet e pranuara gjerësisht nga shkencëtarët, por që janë sigurisht vetëm udhëzime të përafërta. Çdo njeri është i ndryshëm dhe ka nevoja të veçanta për t’u ushqyer, kështu që nuk ka një plan që ju përshtatet të gjithëve. Ndërsa standardi me 2000 kalori është një mesatare që u përshtatet shumicës së njerëzve, sigurisht që nuk u përshtatet të gjithëve. Ndiqni galerinë e fotove për të parë disa kombinime: 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Vetëtimat” që na ndriçojnë skutat e thella të shpirtit

Next Article

Përkushtimi ndaj nxënësit dhe procesit të të nxënit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427