Siç rritet lexuesi, rriten edhe Maksi me Konin. Tashmë ata janë të gatshëm të shoqërojnë fëmijët mbi 8 vjeç me aventurat dhe ngjarjet e papritura që hasin çdo ditë. Ndiqni Maksin dhe Konin duke u rritur bashkë me ta.
Maksi dhe futbollistët fitimtarë
Maksit i ka ardhur në majë të hundës që e treta A gjithmonë rrihet në futboll nga e katërta B. Por në festën sportive nuk duhet të ndodhë kjo. Në skuadrën e tyre as trajneri më i mirë nuk bën punë, pasi të gjithë grinden më njëri-tjetrin. Por Maksi që është tip, e gjen zgjidhjen: ai merr maskotën e duhur, me ndihmën e sëcilës e treta A bashkohet dhe, ndoshta, mund edhe të fitojë lojën.
Maksi në një udhëtim të hatashëm me klasën
Maksi dhe shokët e tij ndihen të gëzuar. Shumë shpejt ata do të bëjnë një udhëtim me klasën. Në bujtinën “Finkenshtajn” i pret një ndeshje emocionuese futbolli, një garë dhe loja me fantazmën. Por aventura më e madhe e tyre është humbja dhe kërkimi i qenit të bujtinës, bobit, i cili u zhduk pa lënë gjurmë. Këto aventura janë tipike të Maksit. Ai, Paulina dhe Niki e dinë se ç’duhet bërë në këto raste.
Maksi dhe fantazma
Një ditë e treta A udhëtoi për në parkun e lojërave. Maksi dhe shokët e tij nuk ngopeshin dot me trenat e shpejtësisë së lartë që kalojnë nëpër ujë, me rrotën gjigande që rrotullohet dhe karuselët drithërues. Befas, Niki humbi pa gjurmë në trenin e fantazmave. Çfarë ndodhi? Këto janë situata tipike për Maksin. Ai dhe Paulina vihen në kërkim të tij dhe u tregojnë fantazmave se çfarë është më drithëruese se ato vetë.
Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.