Rreth serisë “Nga G. Rodari”

Piktori

Në fletët e mëdha të këtij libri të shkrimtarit italian për fëmijë, Xhani Rodari, piktori i varfër, që s’ka asnjë lek për të blerë ngjyra, paraqitet si një siluetë e bardhë në sfondin gri. Nëse e nxitni fëmijën të shkruaje këtë tekst në formë poezie, do ta shikoni se do të dalë një vjershë me strofa dhe rimë. Libri është dizajnuar në mënyrë të tillë që fjala dhe figura të krijojnë një sfond të përbashkët për dhënien e mesazhit artistik.

Pasi të kenë shkruar poezinë me ndihmën e të rriturve, ata mund ta mësojnë atë përmendsh. Gjithashtu, duke u nxitur nga imazhet e këtij libri, ata mund të pikturojnë vetë figurat e librit, madje dhe të tjera, me të gjitha ngjyrat që kërkon te piktori: blunë, të verdhën, të gjelbrën, kafen, të kuqen. Ashtu si piktori, fëmijët do ta kuptojnë se për të arritur diçka, më parë duhet ta kërkojnë brenda vetës.

Triumfi i Zeros

Mesazhi i poezisë “Triumfi i Zeros” i shkrimtarit italian për fëmijë, Xhani Rodari, lidhet jo vetëm me rëndësinë e 0-s si numër, por dhe me atë se çdo njeri, sado i parëndësishëm të duket në sipërfaqe, ka brenda vetes vlera, që mjafton t’ia zbulosh.

Ky libër merr jetë nëpërmjet ilustrimeve elegante e të këndshme. Përveç mesazhit shumë domethënës për t’i parë gjërat nga këndvështrime të ndryshme, fëmijët mësojnë se me fantazi dhe imagjinatë fjala mund të “përkthehet” në figurë.

Nëse rimat e vargjet i nxitin fëmijët ta mësojnë këtë poezi përmendsh, ilustrimet e mrekullueshme i ftojnë ata të krijojnë vetë punime artistike duke përdorur stampa, lapsa dhe figura të prera.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rreth kompletit “Stiliste mode”

Next Article

“Bija e varrmihësit”, një roman për identitetin dhe sfidat

Related Posts