Rreth serisë “Me pak fjalë”

Koleksioni i librave nxit kureshtjen përmes njohurive të thjeshta dhe i argëton, pa u shmangur nga qëllimi kryesor: zhvillimi i një sërë aftësish të rëndësishme

Me pak fjalë…është një koleksion librash për fëmijët duke filluar nga mosha 3-vjeçare, që nxit kureshtjen përmes njohurive të thjeshta dhe i argëton, pa u shmangur nga qëllimi kryesor: zhvillimi i një sërë aftësish të rëndësishme, që fëmijët duhet të zotërojnë përpara se të fillojnë shkollën:

·        Kuptimi dhe përdorimi i fjalëve të reja

·        Dëgjimi i tingujve të gjuhës së folur

·        Lidhja e tingujve me shkronjat për deshifrimin e kodit të leximit

·        Njohja dhe mësimi i shkronjave të alfabetit

·        Dëgjimi dhe kuptimi i pjesës së lexuar dhe përgjigjja e pyetjeve

·        Zhvillimi dhe kultivimi i vëmendjes dhe përqendrimit

Në fund të faqes së djathtë të çdo libri ka një pyetje të thjeshtë dhe argëtuese, së cilës fëmija vetë apo i ndihmuar nga ndonjë i rritur duhet t’i përgjigjet për të zbuluar personin apo objektin e fshehur.

Megjithëse dita e parë e shkollës mund të jetë pak e rrëmujshme, shkolla bëhet për fëmijët një vend shumë familjar. Në shkollë ata do të miqësohen me shokë të rinj dhe do të mësojnë disa nga gjërat më të rëndësishme të jetës së tyre: të lexojnë, të shkruajnë dhe të vizatojnë, të mbledhin dhe të zbresin… Do të luajnë basketboll, do të bëjnë maska me letra…

Të gjithë fëmijët janë të ndryshme dhe kanë aftësi të ndryshme. Disa mësojnë të lexojnë shumë shpejt, ndërsa të tjerë kanë prirje për të vizatuar. Gjithashtu, ka fëmijë të tjerë që shfaqin që herët prirje për sportet. Çdo gjë është e rëndësishme dhe e vlefshme në shkollë!

Në këtë libër do të zbulojmë çdo cep të shkollës dhe çdo gjë që bëjmë në të. Njëkohësisht do të mësojmë si duhet të sillemi në vende dhe situata të ndryshme, për shembull, kur bëjmë gjimnastikë ose kur vizatojmë.

Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje, ku shohim një klasë apo një hapësirë dalluese të një shkolle, të cilën fëmija do ta emërtojë me ndihmën e një të rrituri. Do të mësoje sesi është çdo mjedis, objektet që ndodhen në të dhe shumë gjëra të tjera.

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Bimët janë pjesë e jetës së fëmijëve. Ato gjenden në ballkonin e shtëpisë, në parkun ku luajnë, në ushqimin dhe veshjet e tyre. Është shumë vështirë të ketë ndonjë vend pa bimë që i mbjellin njerëzit ose që mbijnë vetë. Bimët na japin jetë, na sigurojnë oksigjenin që na nevojitet për të marrë frymë. Nga to përfitojmë gjithashtu ushqime, veshje, barna, letër…

Më të vegjëlve u pëlqen të prekin gjethet e bimëve. U duhet thënë gjithmonë që mos t’i këputin! Janë kureshtarë për formën, përbërjen dhe ngjyrat e tyre. E kush nuk është habitur kur ka parë sesi shndërrohet një lule në frutë?

Me këtë libër do të kalojmë disa momente duke zbuluar pemë, lule, barishte dhe shumë lloje frutash, ndërkohë që edhe do të udhëtojmë me imagjinatën në vende të ndryshme. Kështu, më të vegjlit do të bëhen zbuluesit e botës që i rrethon dhe do të mësojnë të vëzhgojnë, ndërkohë që edhe do të argëtohen. Soditja e natyrës na bën që të gëzojmë bukur dhe do të zbulojmë sekretet e saj.

Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje, ku do të shohim një vend të mbushur me pemë dhe lule, të cilat fëmija do t’i emërtojë me ndihmën e një të rrituri. Do të mësojë si është çdo mjedis, objektet që ndodhen në të dhe shumë gjëra të tjera.

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Kafshët janë të pranishme në jetën e fëmijëve. Ato gjenden në kukullat e tyre prej pelushi, si dhe në përrallat e objektet që i rrethojnë kudo. I shohin në shtëpi, në fusha, në kopshtin zoologjik, në shkollë, në emisione televizive apo si personazhe të vizatimeve të tyre të para.

Me ta mësojnë zakone, nxisin imagjinatën, luajnë së bashku gjatë ditës dhe nuk ndihen vetëm gjatë natës. E kush i ka më frikë fantazmat, me një arush pelushi në krahë!?

Në këtë libër do të jemi bashkë me peshqit, amfibët, zvarranikët, gjitarët, shpendët, insektet, merimangat, si dhe me dinozaurët, megjithëse tashmë janë një lloj i zhdukur. Këto kafshë parahistorike janë të gjalla në mendjen tonë dhe shumë tërheqëse për të rriturit e fëmijët.

Çdo faqe e librit risjell një pamje të mjedisit ku jeton një grup i caktuar kafshësh, që dallohen lehtësisht nga të vegjlit. Me ndihmën e më të rriturve, ata do të bëjnë zbulimet e para: si qugen, si tingëllojnë emrat e tyre, çfarë bën secila prej tyre etj.

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Të gjithëve na kanë pyetur të paktën një herë se çfarë duam të bëhemi kur të rritemi. Shumica e fëmijëve nuk e ka të qartë se cili do të jetë profesioni i tyre derisa mbarojnë studimet, por disa i tregojnë prirjet e tyre që në fëmijërinë e hershme.

Çdo profesion ka sekretet, teknikën dhe mjedisin e tij. Në një profesion je përballë publikut, në tjetrin krijon objekte të domosdoshme për jetesën, në një të tretë ofron argëtim… Por të gjitha profesionet kanë të përbashkët faktin se i sigurojnë njeriut jetesën, si dhe u ofrojnë shërbime të tjerëve.

Në këtë libër do të zbulojmë së bashku profesionet më të zakonshme, karakteristikat e tyre, si dhe detyrat që kryhen në çdonjërin prej tyre. Në këtë mënyrë lexuesit tanë të vegjël do të mësojnë fjalë të reja dhe shumë gjëra mbi disa nga profesionet që mund të ushtrojnë kur të rriten.

Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje, ku shohim punët që kryejnë disa njerëz, si dhe objektet dhe veprimet që lidhen me to, të cilat fëmija do t’i emërtojë me ndihmën e një të rrituri.

Do të mësojë se çfarë realizohet nga çdo profesion, që të mund të ëndërrojë mbi profesionin e tij të ardhshëm.

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Megjithëse disa prej nesh jetojnë në qyteza dhe disa në fshatra, në qytet është e përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë.

Ndonëse ka shumë lëvizje dhe shpesh është i zhurmshëm, qyteti ofron shumicën e shërbimeve që na nevojiten. Mirë është që t’u tregojmë të vegjëlve çfarë ka në të dhe si mund të jenë qytetarë të mirë. Fëmijët do të mësojnë të lëvizin në qytet dhe do të zbulojnë me entuziazëm çdo gjë të re: kinemanë, supermarketin, një koncert “live”, këndin e lojërave…

Në këtë libër do të zbulojmë së bashku qytetin dhe mjediset e tij. Kështu, lexuesit tanë të vegjël do të njohin hapësira të reja dhe do të mësojnë me ndihmën tonë, shumë gjëra për vendin ku jetojnë ose për vende të tjera ku shkojnë herë pas here.

Çdo faqe e këtij libri na jep pamje, ku shohim ndërtesat e qytetit, aktivitetet që kryhen në to dhe gjithçka që haset në qytet. Fëmijët, me ndihmën e një të rrituri, do t’i dallojnë këto mjedise dhe do të mësojnë se çfarë ndodh në çdo vend si duhet të sillen, si dhe shumë gjëra të tjera.

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Shqisat janë dyert dhe dritaret që na lidhin me botën. Të vegjëlve u pëlqen t’i hapin ato për të bërë zbulimet e tyre të para.

Me anë të shikimit, ata fillojnë të dallojnë ngjyrat. Çdo fëmijë ka nga një ngjyrë të pëlqyer. Me anë të të nuhaturit kuptojnë se sa erë të mirë ka parfumi dhe sa erë e keqe vjen nga gjërat e kalbura. Falë të dëgjuarit mësojnë këngët e tyre të para. Të shijuarit i bën të dallojnë mollët nga portokallet. Dhe nga të prekurit zbulojnë se sa e këndshme është një përkëdheli apo sesi gudulisjet na bëjnë aq shumë për të qeshur.

Shqisat zhvillohen me shpejtësi te të vegjlit: nga lojërat dhe ushqimet e tyre, nga dallimi i zërave të prindërve të tyre… Shqisat i ndihmojnë të mësojnë çdo ditë gjëra të reja, të ushqejnë imagjinatën e tyre, të luajnë dhe të marrin dijet e para.

Shqisat na shpalosin një botë plotë me të papritura, por përgjithësisht të këndshme, por ndonjëherë na paralajmërojnë: kur kosi ka skaduar apo kur vjen erë gaz.

Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje ku shohim organet e shqisave, të cilat fëmija do t/i emërtoje me ndihmën e të rriturve. Do të mësojë cilat janë, çfarë roli kanë, përse shërbejnë dhe çfarë ndodh nëse na mungon ndonjëra prej tyre…

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Shtëpia është vendi ku kalojmë pjesën më të rëndësishme të jetës sonë. Në të kalojmë çaste shumë të bukura me njerëzit tanë më të dashur.

Të vegjlit i bëjnë në shtëpi zbulimet e tyre të para. Kanë shumë për të mësuar, sepse për çdo cep të shtëpisë ka rregulla të caktuara. Dihet që nuk duhet të luajnë në kuzhinë e as të flenë në banjë. Në shtrat nuk shtrihemi me këpucë, por aty kalojmë çaste shumë të këndshme me përralla dhe këngë para se të flemë.

Në shtëpi, fëmijët kanë një qoshe të veçantë, ku fshihen kur janë të zemëruar. Ata kanë edhe një vend për lojërat dhe detyrat e tyre. Kanë shumë qejf të futen në kuzhinë apo të shohin si punon lavatriçja. Ah, sikur mami apo babi t’i lejojnë që t’i hedhin pak kripë gjellës apo të shtypin ndonjë buton në makinerinë e bardhë që rrotullon rrobat!…

Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje nga mjediset e shtëpisë, të cilat fëmija do t’i emërtojë me ndihmën e një të rrituri. Do të mësojë për çdo mjedis, objektet që ndodhen në to, si dhe shumë gjëra të tjera.

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Kush nuk ka ëndërruar me javë për afrimin e pushimeve verore! Shkolla mbaron në të njëjtën kohë kur fillon stina e verës. Dhe të gjithë fillojmë të ëndërrojmë udhëtimin e dëshiruar apo thjesht pushimin e merituar.

Më të vegjlit i adhurojnë në plazh lojërat me dallgët dhe rërën e lagur. Por ata ia kalojnë shumë mirë edhe në fermë duke u miqësuar me kafshët ose në një park lojërash. Dhe gjatë udhëtimit duhet të kemi durim kur ata na pyesin pa pushim: Kur do të arrijmë?

Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje të vendeve ku kalojmë pushimet tona, si dhe mjetet e transportit, me të cilat lëvizim nga njëri vend në tjetrin. Fëmija, me ndihmën e një të rrituri, do t’i emërtojë dhe do të tregojë për çdo mjedis, objektet që ndodhen në të dhe shumë gjëra të tjera.

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“VITA”, libër i ri nga Albas

Next Article

Rreth serisë “Dinozaurët”

Related Posts
më shumë

“Nokturn ’18”

Është një libër që të shijon shumë kur e lexon në atë gjendje kur, siç shkruan autori: “Gjithësia…