Rreth serisë “Libri që flet”

Librat zanorë janë shumë të dashur për fëmijët. Fëmijët duke dëgjuar “librin që flet” mësojnë dhe argëtohen nërmjet tingujve të magjishëm të natyrës.

Abetarja e parë zanore në gjuhën shqipe

Duke shtypur butonët zanorë, fëmijët dëgjojnë shkronjat, fjalët dhe fjalitë dhe i mësojnë ato në mënyrë argëtuese. Në libër ata do të gjejnë situata me personazhe nga bota e kafshëve, të ilustruara plot ngjyra dhe fantazi.

Libri “Rreth botës për të vegjlit” e udhëheq fëmijën në një udhëtim në vende të ndryshme të botës, duke e ftuar të bëhet shikues i korridës spanjolle, të realizojë safarin afrikën, të njihet me kaubojt dhe indianët, të rrëshqasë me slitën, ku janë mbrehur qentë eskimezë dhe të udhëtojë me gondolën veneciane. Fëmija pasuron fjalorin me fjalë të veçanta e karakteristike të këtyre vendeve. Duke shtypur butonat zanorë që gjenden pranë figurave, ai njihet me meloditë dhe tingujt e çuditshëm të vendeve të ndryshme, që të çojnë në skajet më të largëta të planetit tonë.

Trupi im

Ky libër i njeh fëmijët me pjesët e trupit dhe si funksionon organizmi ynë. Duke e shfletuar këtë libër fëmijët zbulojnë për sekretet e trupit të tyre, mësojnë për skeletin, zemrën dhe gjakun, frymëmarrjen, tretjen, urinimin, nervat, shqisat etj. Duke shtypur butonat fëmijët do të argëtohen duke dëgjuar tingujt e gëzuar, si dhe do të pasurojnë fjalorin duke dëgjuar fjalët.

Libri “Bota rreth nesh” i njeh fëmijët me gjithçka që ndodhet në Tokë: qytetin e zhurmshëm dhe fermën e gëzueshme, pyjet e gjelbra, savanat dhe xhunglat, detet dhe oqeanet, malet, polet… Duke shtypur butonat zanorë që gjenden pranë figurave, fëmijët njihen dhe argëtohen me zërat e kafshëve dhe tingujt e natyrës në skajet më të largëta të botës.

Eksploruesi i rrezeve

A do të shohësh se si luftonin dinozaurët me njëri-tjetrin? A do të shohësh gatopardin të vrapojë, karkalecin të hidhet he lakuriqin e natës të fluturojë? Atëherë ndiz skanerin e vogël dhe hap librin! Ky skaner i veçantë do të të ndihmojë të zbulosh sekretet e natyrës!

Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rreth serisë "Shoqja ime Koni"

Next Article

Metoda e mësimdhënies së Gordonit

Related Posts