Rreth romanit “Ju shkruaj në errësirë”

Më 1953, studentja për mjekësi, Polinë Dybyison doli para Gjykatës së Krimeve (që na kujton fatin tragjik të shumë vajzave e grave në shoqërinë e sotme shqiptare). Dëshmitarët që folën rreth figurës morale të saj, treguan se ajo gjithashtu ishte qethur pas Çlirimit, edhe pse harruan të thonë se atëherë ishte veçse gjashtëmbëdhjetë vjeç e gjysmë. Këto janë faktet, të pakundërshtueshme. Polina u bë gruaja e vetme kundër së cilës Ministria e Çështjeve Publike, siç e quajnë ndryshe opinionin francez, domethënë shoqëria franceze, kërkoi dënimin me vdekje për një krim dashurie, çka nuk preku askënd në atë epokë, madje as Simonë dë Bovuar, edhe pse ajo pa te Polina Dybyison shembullin e gjallë të një gruaje të shkatërruar nga burrat. Autori e shkruan këtë roman të bazuar në një ngjarje të vërtetë në vetën e parë, duke na bërë të përjetojmë në palcë heshtjet, ëndrrat dhe vuajtjet e një vajze të re, të dënuar me vdekje tri herë nga meshkujt e kohës së saj. 

Janë të rrallë burrat që i kuptojnë femrat. Zhan-Lyk Seglë ka arritur të hyjë në shpirtin e njërës prej tyre. Dhe jo të çfarëdolloj femre. Ka arritur të hyjë në shpirtin e Polinë Dybyison, një nga kriminelet më të famshme franceze. Dhe të bën ta duash. Ta admirosh. Ta kuptosh. Të urresh viktimën e saj. Të urresh ata që e dhunuan. Të urresh gjykatësit. Te urresh padrejtësinë e drejtësisë. Të urresh sehirxhinjtë që ushqehen me pafajësinë e saj, me dhimbjen e saj. Të urresh një shoqëri të tërë, që me mentalitetin e saj, i heq të drejtën të dashurojë. “Njeriu nuk vdes nga dashuria, por vetëm nga mungesa e saj”, – thotë Polina.

I veshur me ngjyrat e dhimbjes, ky roman, që përpihet me një frymë, është një himn për jetën, për dinjitetin, për dashurinë.

Romani ka marrë çmimin e publikut në vitin 2016, çmim i organizuar nga revista Elle, (që ka kurorëzuar shumë shkrimtarë të cilët më vonë janë bërë të famshëm si Paolo Coelho, Eric-Emmanuel Schmitt etj…).

Për ata që duan ta lexojnë, romani do të jetë në stendën e Botimeve Albas në Panairin e Librit në Tiranë. Për ata që janë jashtë Shqipërisë librin mund ta porosisin online duke klikuar www.librarialbas.al 

(fragment i shkëputur nga libri)

Më kujtohet që iu përgjigja se im atë, me siguri, kishte dashur që të isha femër e lirë. Ndërsa ajo ma ktheu:

− Femrat e lira nuk i pëlqenin…

Pa e ditur, ajo kishte shkelur në pjesën e dhimbshme të historisë sime dhe dukej se kishte kohë që luftonte në vetvete për ta kuptuar këtë gjë, që në sytë e saj ishte më shumë anomali sesa enigmë. E vetmuar përballë nënës sime dhe pas kaq vitesh burg, për herë të parë diçka u gris në marrëdhënien me babanë tim, edhe pse nuk ma merrte mendja kurrë se ku donte të dilte ime më me historinë e grave moderne.

− Pranoje, − më tha, − që nuk e ke imagjinuar veten kurrë zonjë shtëpie, nëse një ditë do ishe martuar!

Hedhja e fjalës për martesën, ishte mënyra e saj për të folur për Feliksin, për të cilin ne nuk kishim folur kurrë, madje edhe kur vinte të më shihte në burg. E ndjeva se duhej t’i jepja fund njëherë e mirë kësaj teme bisede, por, para se të hapja gojën, ajo i dha fund asaj që ishte duke thënë:

− Dhe shiko se si përfundove.

Më mirë të më kishte dhënë një shuplakë…

Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Bullizmi, mesazhi i gjimnazistëve do t’ju emocionojë

Next Article

“Hajdi”, vjen në shqip me përkthimin e papërsëritshëm të Afrim Koçit

Related Posts