Rreth librit “Mësimet e pianos”

Libri “Mësimet e pianos” është një libër udhëzues për fëmijët 4-7 vjeç, që ulen për herë të parë para pianos dhe që kanë shumë dëshirë ta mësojnë atë. 

Ju, lexues të vegjël, së bashku me 6 miq të rinj do të nisni një udhëtim muzikor shumë të bukur e të dobishëm. Ndërsa shfletoni faqet e librit, nëse do të ecni me kujdes, dëshirë dhe durim, do t’ia dilni që të bëni një rrugëtim praktik dhe magjik në rrugën bardhezi të quajtur “piano”. 

I pasuruar me lojëra të thjeshta, gjëegjëza, rrëfenja të përkthyera në nota dhe ritëm, ky libër u shërben fëmijëve që të kuptojnë muzikën, të njohin teknikat, ritmin, ushtrimin e dëgjimit, leximin, improvizimin, solfezhin.

Udhëtimi muzikor në faqet e këtij libri ua bën fëmijëve më të këndshme dhe më të bukur këtë rrugë drejt mësimit të pianos.

Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rreth librit “Na ishte dy herë”

Next Article

Seria “Më quajnë...” vjen me 4 tituj të rinj

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427