Rreth librit “Koni dhe shoqëria”

Seria e këtyre librave është e përshtatshme për t’u lexuar nga fëmijët e moshës mbi 13 vjeç. Librat flasin për ngjarje të ndryshme që ndodhin në këtë moshë.

Koni, Ana dhe festa e çmendur e shkollës

Në shkollën e Konit, nxënësit i kanë zënë ethet e festës që do të zhvillohet shumë shpejt dhe të gjithë duan t’ia kalojnë sa më bukur. Koni, Ana, Billi dhe Dina duhet të kujdesen për pijet dhe muzikën, por Ana nuk e ka shumë mendjen te kjo detyrë. Duket se për të, kompjuteri i ri dhe bisedat në internet me të tjerët janë më argëtuese se shoqet e saj. Dhe, cili na qenka ky Njeriu i Hënës, kaq i mistershëm, i cili na e mban Anën peng?

Koni, Billi dhe banda e vajzave

Koni duhet t’i dalë në krahë Billit. Tanja, një nxënëse e klasës paralele, keqtrajton shokët e saj të klasës. Papritur ajo e ka kapur me Billin. Ç’mund të bëjë Koni për shoqen e saj? Si mund ta ndihmojë Billin, për të shpëtuar nga banda e Tanjës? Për fat, me të është edha Ana me Dinën. Shoqet e vërteta mund t’i besojnë njëra-tjetrës. Me ta është edhe Filipi, gjithnjë i gatshëm për të ndihmuar.

Koni, Filipi dhe puthja në dëborë

Filipi i ka dhuruar Konit një kalendar për Krishtlindje. Kur nga dritareza e vogël që ndodhej mbi të u shfaq një zemër, ajo ndjeu se kjo Krishtlindje do të ishte shumë romantike dhe e bukur. Por pastaj mori vesh që planet e Filipit ishin ndryshe nga sa e kishte imagjinuar dhe aspak romantike. A do të mundet Koni të shpëtoje festën e saj të Krishtlindjes dhe ta kalojë atë me Filipin?

Koni, Filipi dhe supervajza

Koni përhumbet në sytë e kafenjtë të Filipit kur e shesh. Fluturat në stomak nuk po i ikin. Përkundrazi, ajo bëhet gjithnjë e më keq, kur një vajzë e re shfaqet në shkollën e tyre. Klarisa jo vetëm që është e bukur, por është edhe superinteligjente, sportiste e zonja dhe mjaft e gatshme për të ndihmuar të tjerët. Ajo është kaq e përsosur në të gjitha drejtimet, sa duket sikur vjen nga një botë tjetër. Brenda Konit ndizet sinjali i alarmit. Mos kjo bukuroshja e re po shoqërohet me Filipin? Por Ana, si gjithnjë, ka një plan. Koni do ta mundë Klarisën me “armët” e saj më të forta!

Koni dhe shoqëria

Më në fund hyn në gjimnaz. Por, në fillim, me klasën e re nuk është aq e thjeshtë sa kishte menduar. Shkolla i duket kot! Mësuesja e re kujdestare i ka sytë si të një zvarraniku. Të tjerët tashmë njihen mes tyre që nga shkolla fillore. Por gjëja më e keqe në klasën e saj të re është një grup vajzash, që udhëhiqen nga Xhaneta. Klasa e saj do të bëje një ekskursion. Koni nuk dëshiron të udhëtojë me mësuesen e saj që i ngjan një zvarraniku dhe me bandën e Xhanetës. Përpjekjet e saj për të mos shkuar në këtë udhëtim dështojnë. A “do t’i mbijetojë” ajo këtij udhëtimi me klasën? Por… ky udhëtim sjell aventura dhe të papritura për Konin dhe klasën e saj.

Koni, Pauli dhe problemet me shoqërinë

Shkollat 9-vjeçare po stërviten për Lojërat Rinore Mbarëkombëtare. Koni është pjesëtare e skuadrës së atletikës të shkollës së saj. Kjo i dhuron kënaqësi, por i merr edhe shumë kohë. Ajo nuk dëshiron as të heqë dorë nga stërvitja, por as të lërë pas dore shoqet e saj dhe Filipin. Teksa ajo përpiqet t’i përballojë të gjitha këto, Paulit i duhet të luftojë me problemet e tij. Koni dhe shoqet e saj e kuptojnë që ai ka nevojë për mbështetjen e tyre, edhe pse ai i refuzon. A do të munden ata ta ndihmojnë Paulin?

Beni dhe Ana

Beni dhe Ana është një roman për fëmijë mjaft i këndshëm. Aty flitet për dashurinë fëmijërore mes Anës dhe Benit, për prindërit e tyre, shokët e shoqet e klasës së tyre, mësuesin aq simpatik Zajbman etj. Romani trajton një anë të veçantë të fëmijëve, si dhe dashamirësinë dhe taktin që tregojnë ndaj tyre si prindërit, ashtu edhe mësuesit. Mjedisi dhe jeta e përditshme e fëmijëve, në klasë e jashtë saj, vjen me ngjyra të gjalla e shumë tërheqëse.

Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rreth librit "101 Pyetje dhe përgjigje për edukimin seksual"

Next Article

Rreth serisë "Shoku im Maksi"

Related Posts