Rreth librit “Gjyshi në kornizë”

Ermir Nika lindi në Tiranë më 17.2.1978 dhe përket atij brezi autorësh, krijimtaria e të cilëve u shfaq në letrat shqipe pas viteve 90. Në vitin 1996, kur ishte ende nxënës në shkollën e mesme, botoi libri e tij të parë me poezi “Lumi i ëndrrave, vetmia”. 

Kur ndiqte studimet e larta për Gjuhë- Letërsi, bëhet i njohur me botimet e shumta në shtypin periodik dhe atë letrar. Ka shkruar dhe ka botuar poezi dhe prozë, të cilat do ta bëjnë të njohur brenda dhe jashtë vendit. Komunikimi i tij me lexuesin ka vijuar edhe në fushën e studimeve dhe të letërsisë për fëmijë.

Në këtë libër, “Gjyshi në kornizë”, autori sjell me emocion një ngjarje kulmore, nga jeta e një gjyshi dhe nipit të tij. Fëmija ndodhet para vështirësish natyrore, të cilat shumëfishohen nga humbja aksidentale e gjyshit. Përballimi i situatës, me ndihmën e njerëzve të rastësishëm, dhe forca e vitaliteti i gjyshit, i mbeten fëmijës të pashlyeshme në kujtesë. 

Përshkrimet e situatave, dhënë me shumë art, lexuesit do t’i mbeten gjatë në kujtesë, së bashku me foton e gjyshit në kornizë.

Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rreth librit "Matia dhe gjyshi"

Next Article

Rreth librit "Historia e jashtëzakonshme e Lavinjës"

Related Posts
më shumë

Anaksimandri

Anaksimandri zbuloi në mënyrë të efektshme idenë e hapësirës: domethënë, një gjithësi me thellësi i njohur si babai…

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427