Rregullat e reja që duhet të zbatohen në kopshte dhe çerdhe nga 1 qershori (2020)

Draft-protokolli i specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik përcakton rregulla strikte për sa i përket dorëzimit të fëmijëve si dha masave mbrojtëse për personelin e kopshteve dhe çerdheve me rihapjen e këtyre të fundit më datë 1 qershor.

Ashtu siç u njoftua, kopshtet dhe çerdhet pritet të hapen duke nisur nga 1 qershori. Pas më shumë se dy muajsh, fëmijët do t’i kthehen aktiviteteve të tyre ditore, duke zbatuar masat e reja të nevojshme, të vendosura për parandalimin e Covid-19. 

Draft-protokolli i specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, janë përcaktuar rregullat që duhet të ndiqen nga të gjitha palët, si nga ana e personelit ashtu edhe nga fëmijët/prindërit. 

Disa prej masave të marra janë:

1. Fëmijët nuk do të lejohen të dorëzohen apo të merren nga çerdhja/kopështi nga gjyshërit, por vetëm nga prindërit.

2. Prindërit nuk do të futen në brendësi të institucionit, por do t’i lënë fëmijët tek edukatorja në derën e kopshtit.

3. Nuk do të lejohen në mënyrë kategorike fëmijët që do të kenë probleme shëndetësore. Të gjithë fëmijëve të vegjël do t’u matet temperatura të paktën 2 herë në ditë.

4. Personali duhet të jetë i pajisur me doreza/maska, përfshi këtu kuzhinierët.

5. Nuk do të ketë kufizime në numrin e fëmijëve, por do të përdoren të gjitha hapësirat e institucionit, për të siguruar distancën. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. I’ve been browsing on-line more than 3 hours as of late, but I by no means found any interesting article like yours. It is pretty price sufficient for me. In my opinion, if all site owners and bloggers made good content material as you probably did, the web will be a lot more helpful than ever before. “We are not retreating – we are advancing in another Direction.” by Douglas MacArthur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Test i mbështetur mbi komentet e çelësit të Letërsisë dhe Gjuhës shqipe (Fausti-Kopshti)

Next Article

Test i mbështetur mbi komentet e çelësit të Letërsisë dhe Gjuhës shqipe (Xha Gorio-Balzak)

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427