Rregullat e reja për vitin e ri shkollor, masat ndaj COVID-19 që duhet të ndërmarrin institucionet arsimore

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë po punon për strategjinë se si do të zhvillohet mësimi nga 14 shtatori në shkolla dhe masat që do marrë për mos përhapjen e COVID-19, orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare.

Tashmë nga Ministria e Arsimit është njoftuar se për vitin e ri shkollor 2020-2021, shkollat do të hapen më 14 shtator. Ndërsa pak më herët nga kjo datë, 31 gusht deri në 11 shtator, do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm me nxënësit e klasave nga 1-5, të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë po punon për strategjinë se si do të zhvillohet mësimi në shkolla dhe masat që do marrë në mënyrë që të mos lejohet përhapja e COVID-19 në institucionet e arsimit.

Orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit, të përcaktuara këto që në muajin maj.

Udhëzuesi i plotë 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

A mund të jepni mësim në mënyrë efektive duke mbajtur një maskë në fytyrë?

Next Article

Ministria e Arsimit në Kosovë kërkon 1,000 mësimdhënës shtesë për fillimin e vitit shkollor

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427