Rita Petro letër të hapur për prindërit

Ju na i shprehnit ato me mënyra të tjera, ndonëse unë dhe motra ime sot sillemi më hapur me fëmijët tanë. Por ajo pse e shkruaj këtë letër falenderimi hapur për ju, jam e bindur se do ta lexoni, pavarësisht në cilën pikë të hapësirës qiellore ndodheni.

Prindërit e mi të dashur, mbase na kanë munguar çastet për të ndarë bashkë fjalë dashurie dhe mirënjohjeje. Ju na i shprehnit ato me mënyra të tjera, ndonëse unë dhe motra ime sot sillemi më hapur me fëmijët tanë. Por ajo pse e shkruaj këtë letër falenderimi hapur për ju, jam e bindur se do ta lexoni, pavarësisht në cilën pikë të hapësirës qiellore ndodheni.

Jetuat në një kohë të vështirë kur vlerat njerëzore zor se ruheshin në kohën e diktaturës. 

Ndaj…

Ju falenderoj hapur të dashur prindër

që na mësuat se dashuria është gjëja më e rëndësishme në jetë, por jo kur shndërrohet në varësi; se familja është e shenjtë, por jo duke humbur vetveten; se rrethet miqësore janë të çmuara, por sfidat duhet t’i kapërcesh me shpatullat e tua; se liria është lumturi, por pa shkelur mbi njerëzit dhe ligjin; se ambicia profesionale është më e rëndësishme se ambicia në karrierë, se biblioteka në shtëpi duhet mbushur me libra të mirë dhe jo për luks; se ushqimin duhet ta shijosh në një pjatë servirur me art, e jo të mbushësh barkun, se duhet shijuar jeta me miqësi e verë të vërtetë. 

Ju nuk ishit të përsosur, por ja që te Rruga e Kavajës ju quanin “çifti i lumtur”, se përsosmëria juaj qëndronte te origjinaliteti juaj. 

Ju kemi çdo ditë afër fare me vendbanimin tuaj të ri dhe me kujtimet që na vërtiten duam apo s’duam “nëpër këmbë”. Hahaha e di që s’do t’ju mbetet hatri, prandaj jeni prindër të përsosur. 

Me shumë dashuri

Ritushka juaj

* Vetëm se nuk dua t’ju takoj me padurim… ju duhet të prisni goxha kohë, dhe jam e bindur që do të jetë hera e parë që s’do grindeni pse u vonova.

Rita Petro

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Sfidat, si t'i ndihmoni nxënësit emigrantë në shkollë?

Next Article

Përpjekjet e Kadaresë për të zbuluar europianizmin e gjithkohshëm të shqiptarëve

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427