Risia në arsim, portali shtetëror “e-Albania” do të ofrojë shërbime online edhe për maturantët

Edhe maturantët do të kenë mundësi tashmë që nëpërmjet portalit shtetëror “e-Albania” të marrin shërbime online, dy prej të cilave janë notat e provimeve të maturës shtetërore, si dhe kopjet e testit të provimeve të maturës shtetërore.

Maturantët kanë mundësi tashmë që nëpërmjet portalit “e-Albania” të marrin shërbime online, 2 prej të cilave janë notat e provimeve të maturës shtetërore, si dhe kopjet e testit të provimeve të maturës shtetërore. 

Zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Olti Rrumbullaku ka inspektuar dy shërbimet online në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi. 

Maturantët/kandidatët që dëshirojnë të marrin vërtetim të notave të provimeve të maturës shtetërore, mund ta sigurojnë atë elektronikisht duke aplikuar në portalin “e-Albania”. Mjafton të bëhet një kërkesë online dhe QSHA pranon këtë kërkesë dhe ua dërgon atyre elektronikisht vërtetimin e notave të provimeve të maturës shtetërore. 

Ndërkohë, edhe për aplikimin online të kopjes së testit të provimeve të maturës shtetërore, vlen e njëjta gjë. Maturantët/kandidatët që dëshirojnë kopje të testit të provimeve të maturës shtetërore e sigurojnë atë në hapësirën elektronike. QSHA, në bazë të kërkesës për kopje të testit të provimeve të maturës shtetërore, u dërgon kopjet elektronike të testeve të vlerësuara. 

Për kryerjen e aplikimit online nuk kërkohet asnjë dokumentacion shoqërues.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Psikologjia e veshjes - Fon Ilia

Next Article

Mësimi i fjalëve të reja, sfidë për prindërit dhe mësuesit, argëtim për fëmijët

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427