Rezultatet e plota të sondazhit për fillimin e vitit të ri shkollor, ku morën pjesë 135 mijë veta (2020)

Nga sondazhi që MASR kreu për mënyrën e nisjes së vitit të ri shkollor 2020-2021 rreth 87% e pjesëmarrësve, mësues, prindër dhe nxënës, kanë kërkuar që procesi mësimor të zhvillohet në shkolla. Artikulli ju njeh me sondazhin e plotë të 135.221 vetave.

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) ka publikuar të dhënat e një sondazhi mbi mënyrën se si prindërit, nxënësit dhe mësuesit dëshirojnë/kërkojnë të fillojë viti shkollor 2020-2021.

Nga pjesëmarrësit në këtë pyetësor, 87% u shprehen se procesi mësimor mund të zhvillohej si zakonisht në shkolla, me grupe të vogla nxënësish, me orë mësimore të reduktuara dhe me turne, ose i kombinuar edhe me mësim online duke respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik. 

Të dhënat e këtij sondazhi vijnë nga deklarimet e nxënësve, prindërve dhe mësuesve në lidhje me fillimin e vitit shkollor 2020-2021, ku në total ishin 135 221 veta: 18 665 mësues, 60 248 nxënës dhe 56 308 prindër.  

Më poshtë mund të gjeni të dhënat/rezultatet e plota të këtij sondazhi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Drita Topjana: Jo më indiferentizëm, sanitaret dhe rojet e shkollave duhet të trajnohen falas

Next Article

Udhëzuesi për përcaktimin e procedurave për administrimin e teksteve shkollore në përdorim falas

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427