Rekomandime mbi nevojat e fëmijëve me aftësi ndryshe në arsimin gjithëpërfshirës

Në ktë artikull mësuesja ndihmëse Zahide Fejza, rendit nevojat që fëmijët me aftësi ndryshe kanë. Çfarë do ta bënte më efikase mësimdhënien me ta?

Për çfarë kanë nevojë fëmijët me aftësi të veçanta?

– Prania e mësuesit special për secilin prej tyre.

– Materialet ndihmëse si laptop, petëzat, ngjyrat, figurat prej kartoni me shkrime të qarta ndihmojnë nxënësit me nevoja ndryshe dhe rrisin tek ata përfshirjen në proçesin mësimor.

– Domosdoshmëria e bashkëpunimit prind-psikolog-mësues është shumë i rëndësishëm.

– Veglat muzikore dhe lëndët shoqërore (vizatimi, qytetaria, historia etj) nxisin kreativitetin dhe rrisin aftësitë funksionale dhe përfshirjen në proçesin mësimor.

– Metodat dhe teknikat efikase përmes stimulimit dhe përforcimit gjatë orës së mësimore rrisin arritjet e nxënësve me nevoja të veçanta.

– Angazhimi në aktivitete dhe terapia individuale sipas nevojës së secilit nxënës, zhvillon aftësitë funksionale dhe forcon arritjet akademike.

– Ofrimi i mësimdhënies me profesionalizëm dhe mbështetur nga mësuesi special, përmes stileve të ndryshme të të nxënit, rrisin dukshëm arritjet akademike.

– Teknologjia ndihmëse me programe të posaçme individuale lehtëson mësuesin dhe nxënësin me nevoja të veçanta, duke përforcuar nevojat e të nxënit.

– Dosja personale e secilit nxënës me të gjithë ecurinë e zhvillimit të femijës, përfshirjen në aktivitete japin informacion se ku duhet të modifikohet kurrikula që të ofrohet shërbimi sipas nevojës së nxënësit.

Ja se çfarë rekomandoj:

– Të kryhet një studim analitik kombëtar për të nxjerrë në dukje të gjithë nevojat që kanë nxënësit me nevoja të veçanta në mbarë vendin.

– Të përforcohet rrjeti i shërbimeve cilësore për nxënësit me nevoja të veçanta në ekuivalencë me aftësitë dhe nevojat e tyre.

– Të përgatiten manuale udhëzuese për mësuesit special të cilët do t’i ndihmonin ata në ofrimin e shërbimit sipas nevojave të secilit nxënës.

– Të përgatiten programe të veçanta individuale ku përmes teknologjisë komunikuese, secili nxënës të përforcojë përfshirjen në programin mësimor. 

– Të planifikohet përfshirja në strukturën e DRAP dhe ZVAP të specialistëve me përvojë dhe të mirëtrajnuar në fushën e gjithëpërfshirjes.

– Të rishikohen materialet dhe modulet e trajnimit në mënyrë që ato të reflektojnë metoda arsimore gjithëpërfshirëse si dhe informacionin e nevojshëm për fëmijët me nevoja të veçanta.

– Të kualifikohen dhe trajnohen të gjithë stafet vazhdimisht për të qenë në koherencë me zhvillimet e fundit bashkëkohore.

– Domosdoshmëri është edhe pajisja e shkollave me bazë materiale të larmishme didaktike si dhe me vegla të ndryshme muzikore të cilat do të nxisnin kreativitetin e nxënësve me nevoja të veçanta.

– Përdorimi i teknologjisë komunikuese në procesin mësimor për nxënësit me nevoja të vecanta ndihmon shumë në arritjet akademike si dhe përfshirjen e tyre në jetën sociale.

– Përfshirja e artit si lëndë në degën “Mësuesi” edhe  më shumë, përforcon arritjet profesionale të mësuesve të ardhshëm.

Zahide Fejza, mësuese ndihmëse në shkollën “26 Nëntori”, Tiranë

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mënyra argëtuese për fëmijët se si të mësojnë formimin e fjalive, të kryejnë mbledhje dhe të dallojnë ngjyrat

Next Article

Lucy Kellaway: Ja përse zgjodha të bëhesha mësuese në moshën 50 vjeçare

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427