Me origjinë nga Durrësi dhe banuese në Taranto, Rahela Pashaj është vlerësuar nga Presidenti italian me çmimin “Alfiere del Lavoro”, mes 25 nxënësish ekselent, të përzgjedhur këta nga 3181 aplikimet e paraqitura nga drejtues shkollash nga e gjithë Italia.
Me origjinë nga Durrësi banuese në Taranto, Rahela Pashaj ditën e djeshme është vlerësuar nga Presidenti Italian me çmimin “Alfiere del Lavoro”.
Në ceremoninë e mbajtur në pallatin Quirinale Sergio Mattarella ka vlerësuar 25 nxënësit ekselent në Itali, mes tyre tre nga rajoni i Pulias Giacomo Calogero (student nga Taurisano), Rahela Pashaj (nga Taranto) dhe Giuseppe Scialpi (nga Martina) të përzgjedhur nga 3181 aplikimet e paraqitura nga drejtues shkollash nga e gjithë Italia.
Rahela Pashaj verën e kaluar u diplomua në shkollën e mesme “Galileo Ferraris” në Taranto me rezultate të shkëlqyera ndërsa aktualisht është studente në universitetin “Bocconi” në kursin “Ekonomi dhe Financa Ndërkombëtare”.
Çmimi “Alfieri del Lavoro” u krijua në vitin 1961, me rastin e njëqindvjetorit të Bashkimit të Italisë dhe vitin e kaluar festoi 60-vjetorin e tij. Nga viti 1961 deri në vitin 2022 janë akorduar 1,558 çmimi “Alfieri del Lavoro”.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.