QTPA trajnim për modulin “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas do të zhvillojë në datën 20 maj 2023 trajnimin për modulin “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”. Trajnimi zhvillohet me trajneren Denata Toçe.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 20 Maj 2023 trajnimin për modulin: 

Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online

Trajner –  Denada Toçe

Moduli synon synon të evidentojë strategjitë më gjithëpërfshirëse të mësimit në distancë për nxënësit me aftësi ndryshe. Efektiviteti strategjive të mësimit online kushtëzohet nga strategjitë e menaxhimit të sjelljeve të cilat duhet të përzgjidhen me kujdes në varësi të nevojave të fëmijëve me aftësi ndryshe.   

Moduli trajton:

Seanca 1: Kuptimi  i termit “mësim onlinë”dhe përfitimet e tij;

Seanca 2: Aktivitetet e ndryshme mësimore si në klasë dhe online;

Seanca 3: Sfidat e të nxënit online, vështirësitë dhe zgjidhjet gjatë mësimit në klasë;

Seanca 4: Pjesëmarrja dhe vështirësitë gjatë mësimit online, dallimet me mësimin në klasë;

Seanca 5: Menaxhimi i sjelljes dhe të nxënit për fëmijët me aftësi ndryshe në mësimin online dhe atë në klasë;

Seanca 6: Strategji për mësimin online dhe atë  kombinuar te fëmijët me aftësi ndryshe.

 Përfituesit nga trajnimi:

  1. Specialistë të ZVAP;
  2. Drejtuesit e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar;
  3. Mësues të arsimit parashkollor;
  4. Mësues të arsimit të detyruar.

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar  nga ASCAP dhe MAS për  mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është  i  barazvlefshëm  në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).

Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 

Për regjistrim klikoni në linkun më poshtë:

https://trajnime.arsimi.rash.al/Trajnimes/Createmesuseregister/69748?d=05%2F20%2F2023%2000%3A00%3A00

Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 

Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin  e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: trajnime@albas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Disa ngërçe dhe zgjidhje në realitetin e arsimit të sotëm”, nga Evans Drishti

Next Article

Vritet një nxënës shkolle në Gramsh, viktima 15 vjeç! Shkak një konflikt mes katër adoleshentëve

Related Posts