Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas zhvilloi trajnimin e radhës në shkollën jopublike “Woodrow Wilson”. Mësuesit e kësaj shkolle shprehën interes për të ndjekur modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” i cili trajton një sërë çështjesh të rëndësishme për procesin e mësimdhënies.

Qendra e Trajnimeve Albas ofron tre module të akreditura nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit: “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”; “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”; “Menaxhimi i klasës”. Secili modul përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë.

Trajnimi u zhvillua në ambientet e shkollës “Woodrow Wilson” ku morën pjesë të gjithë mësuesit e kësaj shkolle. Gjatë trajnimit mësuesit shtruan për diskutim disa problematika apo paqartësi lidhur me këtë temë, për të cilat trajnerja Natasha Poroçani bëri sqarimet përkatëse.

Ndër të tjera, gjatë trajnimit u diskutua për këto çështje: Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca; Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca; Reflektimi i metodave të mësimdhënies – nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit; Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme. Roli i mësuesit/edukatorit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.

Trajnimi u zhvilluan në një ambient mikpritës dhe mësuesit patën mundësi të bisedojnë me stafin për vitin e ri shkollor, përgatitjet, planet, librat e mësuesit etj.
Qendra e Trajnimeve Albas ju fton të kontaktoni në 0697070480 ose në adresën trajnime@albas.al. Ju gjithashtu mund të na shkruani në Portalin Shkollor në Facebook, ose në adresat: info@portalishkollor.al ; info@albas.al për të gjitha kërkesat tuaja lidhur me modulet dhe trajnimet që ofron QTPA.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
I like what you guys are usually up too. This sort of clever work and exposure! Keep up the fantastic works guys I’ve included you guys to our blogroll.