QTPA, trajnim me kredite për modulin “Teknikat e pyetjeve dhe diskutimit

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datat 29-30 Prill 2023 trajnimin me kredite për modulin: “Teknikat e pyetjeve dhe diskutimit” me trajner Ermira Ymeraj. Më poshtë gjeni detajet e këtij trajnimi dhe formularin online të regjistrimit.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datat 29-30 Prill 2023 trajnimin për modulin: 

 “Teknikat e pyetjeve dhe diskutimit”. 

Trajner – Ermira Ymeraj

Moduli synon: të aftësojë pjesëmarrësit për:

  • formulimin e drejtë të pyetjeve të nxënësve për të kuptuar më mirë veten dhe shokët; 
  • nxitjen e aftësive shprehëse dhe të menduarit kritik të tyre;
  • përfshirjen e nxënësve në procesin mësimor duke ndarë ide, shpjegime dhe argumente;
  • një analizë më të thellë të problemeve.

Moduli trajton:

Seanca I: Njohja dhe përdorimi i teknikave të pyetjes;

Seanca II: Formulimi i pyetjeve, strategjia dhe koha e përdorimit në procesin mësimor:

Seanca III: Dialogu si teknikë e pyetjes:

Seanca VI: Pyetjet në klasë dhe rëndësia e tyre:

Seanca V: Zgjerimi i gamës së pyetjeve në funksion të vlerësimit formues:

Seanca VI: Diskutimi.

 Përfituesit nga trajnimi:

  • Mësues të arsimit fillor 
  • Mësues të AMU/AML 
  • Drejtues shkollash 
  • Specialistë të ZVA-ve.

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).

Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 

Për regjistrim plotësoni formularin online këtu 

Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 

Për çdo paqartësi, jeni të lutur të kontaktoni në numrin: 0697070480, 

Email: trajnime@albas.al

Faleminderit!

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

QKLL shpall fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj, mes tyre dhe Enxhi Naum me dorëshkrimin “Tytnia” nga ALBAS

Next Article

QTPA, trajnim me kredite për modulin “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427