QTPA nis sezonin e ri të trajnimeve

Qendra e Trajnimeve Albas ofron tre module të akreditura nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit: “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”; “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”; “Menaxhimi i klasës”.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas ka çelur siparin e trajnimeve për këtë sezon i cili do të jetë intensive. QTPA do të jetë në të gjitha shkollat që kanë nevojë për trajnime duke u organizuar sipas agjendës e nevojave të mësuesve. 

Qendra e Trajnimeve Albas ofron tre module të akreditura nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit: “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”; “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”; “Menaxhimi i klasës”. Secili modul përmban 1 kredit.

Trajnimi i parë për këtë sezon u zhvillua në ambientet e shkollës “Faik Konica” ku morën pjesë mësuesit e kësaj shkolle. Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajtoi një sërë pikash kyçe të cilat lehtësojnë punën e mësuesve si: 

• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.

• Reflektimi i metodave të mësimdhënies – nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit

• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.

• Roli i mësuesit/edukatorit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.

Trajnimi u zhvilluan në një ambient mikpritës dhe mësuesit patën mundësi të bisedojnë me trajneren dhe të saktësojnë ato pika ku ato hasën vështirësi gjatë vitit të kaluar akademik.  

Qendra e Trajnimeve Albas ju fton të kontaktoni në 0697070480 ose në adresën trajnime@albas.al. Ju gjithashtu mund të na shkruani në Portalin Shkollor në Facebook, ose në adresat: info@portalishkollor.al ; info@albas.al për të gjitha kërkesat tuaja lidhur me modulet dhe trajnimet që ofron QTPA. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Sistemi arsimor dhe lëndët shoqërore

Next Article

Dita e parë e shkollës, një event që nuk duhet humbur!

Related Posts