“Qeni”, roman sa komik aq edhe i thellë në aspektin filozofik

Në këtë roman të jashtëzakonshëm, sa komik, aq edhe të thellë në aspektin filozofik, autori i vlerësuar i romanit Netherlnd, zbulon konturet e fshehura të një qyteti-stoli në Lindjen e Mesme dhe dilemat e heshtura të njeriut modern. Kur heroi i paidentifikuar i romanit, një avokat vetësabotues dhe një tip i çuditshëm ekzistencial, e ndjen se jeta e tij në Nju-Jork po shkon drejt rrënimit, shfrytëzon një mundësi që i jepet për të shkuar në Dubai, duke pranuar një mundësi misterioze për një familje tepër të pasur libaneze.

Por, ndërsa nga njëra anë, duke shërbyer si administrator i familjes, i duhet të përballet rregullisht me tekat e çuditshme të vëllezërve Batros, në anën tjetër, ai përndiqet nga një ndjesi faji, që në roman zbulohet përmes një serie të gjatë korrespondence, reale ose të imagjinuar, si mënyra e tij e vetme për të dalë prej këtij kurthi.

Qeni është cilësuar nga kritika si një legjendë e paharrueshme e epokës së globalizmit. Ai është një roman i shkruar me elokuencë të spikatur, me ndjeshmëri dhe mjeshtëri stilistike. Ndër vlerësime të tjera, romani është nominuar për çmimin Man Booker.

Joseph O’Neill ka lindur në Cork, Irlandë, në vitin 1964, dhe është rritur në Mozambik, Afrikën e Jugut, Iran, Turqi dhe Holandë. Ai është autor i romaneve Netherland (që fitoi Çmimin PEN/Faulkner për prozë dhe çmimin Kerry Group Irish Fiction), This is the life (1991), The Breezes (1996) dhe i romanit publicistik Blood-Dark Track: A famely History (2001), që është një histori familjare e bazuar në burgosjet misterioze të dy gjyshërve të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, roman i cili, ashtu si Qeni, renditet në listën e librave të zgjedhur nga New York Times. Ai shkruan rregullisht për The Atlantic dhe jeton me familjen në Nju-Jork.

Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rreth serisë "Miushi Magjik"

Next Article

“VITA”, libër i ri nga Albas

Related Posts
më shumë

“Shqipëria në një makinë”

“Shqipëria në një makinë” është një nismë e shtëpisë botuese ALBAS, që synon promovimin e turizmit, ndërgjegjësimin për…

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427