Qendra e Trajnimeve Albas organizon trajnim në Kosovë për mësimdhënësit e arsimit të mesëm të ulët “Gjuha shqipe 8” (2022)

Gjatë muajit mars do të zhvillohet trajnimi në mbështetje të mësimdhënësve të arsimit të mesëm të ulët për lëndën e Gjuhës shqipe 8 (ALBAS). Trajnimi do të zhvillohet nga autorët e teksteve, me synim lehtësimin e punës për përdorimin e tekstit dhe zbërthimin e strukturës së tij.

Trajnimi “Gjuha shqipe 8” për mësimdhënësit e arsimit të mesëm të ulët

Gjatë muajit mars do të zhvillohet trajnimi në mbështetje të mësimdhënësve të arsimit të mesëm të ulët për lëndën e Gjuhës shqipe 8 (ALBAS). Trajnimi do të zhvillohet nga autorët e teksteve, me synim lehtësimin e punës për përdorimin e tekstit dhe zbërthimin e strukturës së tij. 

Në mbështetje të trajnimit, do të ligjërohet edhe qasja e platformës digjitale e-libri përmes librit Gjuha shqipe 8, ku pas trajnimit do të keni mundësi të ligjëroni lëndën përmes platformës ALBAS.

Moduli Gjuhë shqipe 8 për arsimin e mesëm të ulët, klasat 6-9, trajton çështjet: 

– struktura e përgjithshme dhe didaktike e tekstit mësimor Gjuha shqipe 8 – ALBAS;

– mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në arritjen e kompetencave – zbatimi në tekst;

– puna me tekstin digjital;

– planifikimi ditor, dymujor dhe vjetor i lëndës së gjuhës shqipe.

Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom dhe do të shpërndahen certifikata për pjesëmarrje. Është pa pagesë. 

Datën e trajnimit do ta publikojmë së shpejti.

Për të marrë pjesë në trajnim, plotësoni të dhënat e mëposhtme:

Regjistrohu këtu

Për çdo paqartësi jeni të lutur të kontaktoni në:

numrin e telefonit: +38344183816 

ose në adresën elektronike: trajnimeks@albas.al

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Fëmija ka nevojë veç për një far, prindër dhe mësues, bëhuni ju fari i tij!

Next Article

Me ju dhe për ju mësues/e dhe nëna, gurëthemelet e shoqërisë sonë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427