Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas (QTPA): Në datën 22 Janar 2022, ora 10.00-13.00 do të zhvillohet trajnimi online falas në mbështetje të mësimdhënësve të Kosovës, që i përkasin arsimit fillor për lëndën e Gjuhës shqipe (Albas).
Qendra e Trajnimeve Albas, e akredituar nga Ministria e Arsimit në Shqipëri, ka veprimtari të gjerë trajnimi në Shqipëri. Ajo zhvillon trajnime të ndryshme në fushën e arsimit dhe synon t’u vijë në ndihmë mësimdhënësve në Kosovë përmes përvojës së saj dhe trajnerëve të kualifikuar.
Në datën 22 Janar 2022, ora 10.00-13.00 do të zhvillohet trajnimi në mbështetje të mësimdhënësve të arsimit fillor për lëndën e Gjuhës shqipe (Albas). Trajnimi do të zhvillohet nga autorët e teksteve, duke synuar lehtësimin e punës për përdorimin e tekstit dhe zbërthimin e strukturës së tij.
Moduli Mësimdhënia në kurrikulat e reja për lëndën e gjuhës shqipe në arsimin fillor, klasat 1-5, trajton çështjet:
– mësimdhënia dhe nxënia me nxënësin në qendër dhe gjithëpërfshirja;
– mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në qasjen e integruar dhe koherente;
– mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në arritjen e kompetencave;
– mësimdhënia dhe nxënia e diferencuar;
– mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në çështje/tema ndërkurrikulare
– mësimdhënia dhe nxënia e bazuar çështje jashtëkurrikulare;
– ç’kuptojmë me rezultatet e të nxënit?;
– materialet mësimore;
– vlerësimi në mësimdhënien me kompetenca;
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. Është pa pagesë.
Për të marrë pjesë në trajnim, plotësoni të dhënat e mëposhtme dhe regjistrohuni në të.
Për çdo paqartësi jeni të lutur të kontaktoni në:
numrin e telefonit: +38344183816
ose në adresën e e-mail-it: trajnime@albas.al
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.