Nuk është trishtues vetëm fakti që një “gjimnazist” s’ka shkuar asnjëherë në një panair libri, por vjen akoma më “shokues” fakti që askush nuk ka marrë mundimin “ta orientojë” dhe “t’ia përgëzojë zemrën dhe mendjen” për t’ia mundësuar të shohë një atmosferë të këndshme plot gjallëri që ofron një panair libri.
Para pak ditësh në një bisedë me një gjimnazist…
Biseda çelet rreth “Panairit të 25-të të librit”
Drejtohet një pyetje e thjeshtë: “A ke qenë më parë në një panair libri?”
Përgjigja vjen trishtuese: “Asnjëherë!”
Nuk është trishtues vetëm fakti që një “gjimnazist” s’ka shkuar asnjëherë në një panair libri, por vjen akoma më “shokues” fakti që askush nuk ka marrë mundimin “ta orientojë” dhe “t’ia përgëzojë zemrën dhe mendjen” deri në këtë moshë të tij për t’ia mundësuar të shohë një atmosferë të këndshme plot jetë e gjallëri që ofron një panair libri.
E të mendojmë më pas, sa “të këtillë” bashkëmoshatarë ka në mbarë vendin tonë që fatkeqësisht s’kanë gjetur asnjë mundësi të bëhen pjesë e një “eventi” kaq domethënës!…
Vijmë në ambientin familjar…
Fëmija “rrethohet” dhe “mbështillet” nga biseda të “rutinës” së përditshmërisë, e duke shkuar më tej, në të shumtën e rasteve nga bashkëbisedime “të rëndomta”…
Pyetja e përgjithshme dhe e zakonshme që prindërit u drejtojnë fëmijëve të tyre mbetet klasike:
“A i bëre detyrat?!”…
ndërkohë që prindërit në përgjithësi nuk interesohen për:
- “temat” që trajtohen në librat shkollorë
- Fenomenet dhe dukuritë sociale dhe kulturore
- Fjalët dhe frazat e larmishme që hasen në tekste të lëndëve të ndryshme
- Vizionet dhe botëkuptimet që paraqiten ….
Planifikimi i një “LEXIMI” …
Nëse prindërit do dijnë dhe kuptojnë se cilat lëndë preferon fëmija i tyre, do jenë më të qartësuar, e për rrjedhojë edhe më të “qetësuar” për përcaktimin e “drejtimit” që do marrë fëmija për karrierën e vet.
Është domosdoshmëri për çdo njeri që ka mbërritur në statusin “prindëror” që të jetë një “lexues” i mirëfilltë dhe i rregullt për të qenë një “orientues” serioz dhe kurajoz për produktin e tij jetësor për sigurimin e një vizioni dhe botëkuptimit cilësor dhe me peshë.
E pikërisht në këto ditë vjen rasti më i volitshëm për të gjithë familjet, që t’u drejtohen “Panairit të 25-të të librit” duke çuar në vend një “detyrim” jo vetëm njerëzor, por edhe prindëror që pikësëpari ata vetë e natyrshëm edhe brezi i ri “të ngrohet” dhe “të vëllazërohet” me “misteret” e librit”…
Por ç’duhet bërë që “të lexuarit” të mos sjellë “ankth”, “stres” apo të mos perceptohet si një veprim “i urryer”?
Le t’u jepet një mundësi brezit të ri të shohin një skenë teatrore, një dramë, një komedi apo shfaqje;
- Të shihet një film “jetësor” dhe jo “horror”;
- Të shihet, të kuptohet, të gjykohet një dokumentar rreth procesit të jetës, rreth kafshëve, bimëve apo gjallesave të ndryshme;
- Duhen ndiqen intervista të larmishme rreth personazheve qofshin ato të kohëve të hershme apo edhe atyre bashkëkohorë, kontribues në integritetin shoqëror;
- Duhen vizituar nga afër ambiente të larmishme qofshin ato zona malore, rurale apo bregdetare;
- Duhen forcuar vizitat dhe bashkëbisedimet miqësore në rrethe familjare apo edhe në hapësira të ndryshme;
- Të ndiqen programe argëtuese edukative në formate të garave të fushave të ndryshme të jetës;
- E duke mos harruar të shihen edhe filmat dhe komeditë e hershme shqiptare që shpalosin një dimension të artë të formimit kulturor si pjesë e trashëgimisë sonë shqiptare;
E në fakt, a nuk është edhe teknologjia e sotme një mjet kyç dhe mundësi e artë që na mundëson realizimin e një pjese të mirë të këtyre “domosdoshmërive”?
Vetëm në këtë mënyrë do arrijmë t’i krijojmë mundësinë brezit të ri “të arsyetojnë”, “të gjykojnë” dhe “të kuptojnë” mënyrën se si krijohet “një përfytyrim”, “një imagjinatë”, “një ëndërrim” e për rrjedhojë “një panoramë” qoftë subjektive apo objektive për ngjarje, personazhe apo rrethana të ndryshme të jetës…
E duke krijuar “ide” dhe “horizonte” të larmishme të këtyre dimensioneve kulturore do jemi më të “nxitur” dhe “të prirur” të vrapojmë drejt “botës misterioze” të LIBRIT.
Vetëm kështu do bëhemi “intelektualë” të shumëkërkuar…
Një hap i sigurtë drejt “DIJES” dhe “VETËDIJES”…
Nga Evans Drishti
© Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.