Është zhvilluar trajnimi për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë përgatitur dhe mbajtur nga Qendra e Trajnimeve “Albas” për paketën didaktike “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1, për modulin “Mësimdhënia e gjuhës shqipe për mësuesit e Diasporës”.
Është zhvilluar trajnimi për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë përgatitur dhe mbajtur nga Qendra e Trajnimeve të shtëpisë botuese “Albas” për paketën didaktike “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1, të hartuar nga shtëpitë botuese “Albas” dhe “Dukagjini”, për modulin “Mësimdhënia e gjuhës shqipe për mësuesit e Diasporës”, me trajnerët: Znj. Rita Petro, znj. Ilda Alushaj, znj. Natasha Pepivani, znj. Linda Meniku, znj. Ervisa Paloka, z. Arnold Përlala nën kujdesin e drejtueses së kësaj qendre trajnimi, znj. Edlira Gugu.
Trajnimi i mbajtur në formatin online në platformën “Zoom” u zhvillua me qëllim që mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë të njihen me përmbajtjen shkencore dhe aspektin didaktik e pedagogjik të mësimdhënies së librit “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1.
Tematikat:
- Prezantimi i librit – Qëllimet dhe parimet e krijimit të tekstit
- Prezantimi i librit – Struktura dhe përmbajtja
- Shkrim-lexim fillestar
- Njohja e gjuhës amtare për komunikim
- Arritja e rezultateve të të nxënit
- Aspekte të mësimdhënies dhe didaktike
Mësuesit morën gjithashtu udhëzime për përdorimin e tekstit digjital nga specialisti IT, i Qendrës së Trajnimeve “Albas”, z. Arnold Përlala
Të gjithë mësuesit pjesëmarrës të këtij trajnimi do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje dhe do t’u përcillen përmes email-it të gjitha materialet e përdorura në këtë trajnim.
Për faza të mëtejshme të trajnimit, QBD-ja do të lajmërojë në vijim.
Qendra e Botimeve për Diasporën falënderon të gjithë mësuesit pjesëmarrës në trajnim!
![](https://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2022-10/10/6450-2-0b17c5ace073d0f90620f8a1c9ca0c4c.jpg)
![](https://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2022-10/10/6450-3-f3f6662567b95c2b2b71a72664a51013.jpg)
![](https://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2022-10/10/6450-4-f3f6662567b95c2b2b71a72664a51013.jpg)
![](https://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2022-10/10/6450-5-f3f6662567b95c2b2b71a72664a51013.jpg)
![](https://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2022-10/10/6450-6-f3f6662567b95c2b2b71a72664a51013.jpg)
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.