Punë krijuese pas shkolle, ja si mund të dizenjoni boçet e pishës

Do t’ju prezantojmë me disa punë krijuese vërtetë të thjeshta: mjafton të keni boçe pishe, ngjyra dhe shumë fantazi! Pas shkolle ju mund të argëtoheni edhe kështu…

Jemi në vjeshtë dhe prej saj mund të frymëzohemi edhe për t’u argëtuar me fëmijët tanë në shtëpi pasi të kenë mbaruar shkollën. Ju mund të pyesni se si? Ne ju themi që mjafton të keni boçe pishe, ngjyra, gjethe pemësh apo edhe letra ngjitëse për të krijuar me to punë dore të ndryshme e më pas t’i vendosni si zbukurim në kënde të veçanta të shtëpisë. Kjo do t’i bëjë fëmijët tuaj që të impenjohen me një aktivitet argëtues dhe stimulues për fantazinë e tyre. 

Le të zbulojmë tashmë në detaj idetë që ne kemi menduar për ju. Për shembull, siç mund t’i shihni edhe në foto, ju, me boçet e pishës, mund të realizoni disa kafshë pylli, zbukurime për tavolinën në dhomën e ndenjës apo edhe për shumë vende të tjera në shtëpi.  

Nanila Bicaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Varfëria, 100 milionë fëmijë në botë nuk mund të ndjekin shkollën

Next Article

Shtohen 60 mësues ndihmës në shkolla për nxënësit me aftësi të kufizuar

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427