Ky artikull është një përpjekje modeste për të kuptuar manifestimin e bullizmit jo vetëm në marrëdhëniet nxënës-nxënës por edhe brenda stafeve pedagogjike duke u ndalur në marrëdhëniet drejtues –mësues, mësues –mësues dhe strategjitë që duhen ndjekur për t’i minimizuar problematika të tilla.
Bullizmi është cilësuar në të gjithë botën si një problem tepër i mprehtë dhe shqetësues (Nicolaides, Toda, dhe Smith, 2002). Kohët e fundit kanë ndodhur një varg ngjarjesh të rënda në shkollat tona, të cilat kanë tronditur jo vetëm nxënësit e shkollave, prindërit e tyre, por edhe mësuesit drejtuesit e arsimit dhe mbarë publikun.
Ky artikull është një përpjekje modeste për të kuptuar manifestimin e bullizmit jo vetëm në marrëdhëniet nxënës-nxënës por edhe me gjerë, bullizmin brenda stafeve pedagogjike duke u ndalur në marrëdhëniet drejtues –mësues, mësues –mësues dhe strategjitë që duhen ndjekur për t’i minimizuar problematika të tilla etj.
Jo të pakta kanë qenë rastet kur bullizmi është shfaqur edhe ndërmjet mësuesve apo marrëdhëniet drejtues – mësues duke e kthyer mjedisin e punës në një mjedis “toksik” .
Studiuesit Bauman dhe Del Rio (2006) deklarojnë se prania e bullizmit në shkollë apo episodeve te tilla brenda stafit pedagogjik ndikon negativisht në klimën e saj duke shkaktuar prishje të ekuilibrave, dhe shfaqje të ankthit, depresionit, çrregullime psiko-somatike dhe dëmtim të shëndetit psikologjik. Këta faktorë, sipas studiuesve ndikojnë negativisht në përqendrimin dhe për rrjedhojë në performancën akademike gjate mësimdhënies.
Referuar kësaj qasjeje do të ishte e arsyeshme organizimi i një fushatë sensibilizuese për mësues, drejtues, prindër dhe komunitetin duke riparë rregulloret e brendshme të shkollave ku të përkufizohet qartë sjellja bulliste dhe masave për parandalimin e saj.
Po kështu, IZHA, në bashkëpunim me Fakultet e Shkencave Sociale, mund të përgatisin manuale për mësues dhe drejtues për të identifikuar dhe menaxhuar sjelljen bulliste jo vetëm tek nxënësit por edhe brenda stafit pedagogjik. Nga ana tjetër, specialistet e IZHA, duhet studiojnë mundësinë që të bëjnë pjesë të kurrikulave, aspekte te ndryshme të sjelljeve bulliste për qëllime edukimi.
Një ndërhyrje efektive do të ishte që në bashkëpunim me DAR/ZVA të realizohen trajnime me drejtues dhe mësues për njohjen në baza shkencore të fenomenit, pasojat e tij afatgjata si dhe të mënyrave me efikase për trajtimin e të gjithë palëve të përfshirë në fenomenin e bullizmit. Në nivel shkolle për drejtuesit sugjerohet puna me ekip për monitorimin dhe mbikëqyrjen sistematike jo vetëm të mjediseve ku është me e mundur të ndodhin aktet bulliste si oborre, korridore, tualete, por edhe të sjelljeve bulliste jo të dukshme në shkollë.
Rekomandohen gjithashtu trajnime të brendshme të realizuar nga ekipe profesionistësh (në mënyrë të veçantë nga psikologu shkollor në bashkëpunim me punonjësin social).
Fenomeni i bullizmi është i dëmshëm dhe kërkon sensibilizim nga e gjithë shoqëria për t’i parandaluar pasojat negative nga kjo dukuri.
Referenca
Holt,. & Keys , M. A. (2004). Teachers’ attitudes toëard bullyillin. In D. Espelage & S.M. Swearer, Bullying in American Schools: A Social-ecological Perspective on Prevention and Intervention (pp 121-140).
Mahwah, NJ: Erlbaum. Kallestad, J., & Olweus, D. (2003). Predicting teachers’ and schools’ implementation of the Olweus bullying prevention program: A multilevel study. Prevention & Treatment, 6(1), 3–21.
Olweus, D. (1993). Bullying at school: What we know and what we can do. Cambridge, MA: Blackwell.
Nga Msc.Orgesa Qosja, Psikologe klinike, Eksperte në Drejtësine Civile dhe Penale për të Mitur
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.