Psikologia Muçaj: Sot mësuesit më shumë plotësojnë letra sesa merren me nxënësit

“Duam që mësuesit t’i kemi profesional në punën e tyre, të mos ngarkohen me burokraci. Mësuesit sot plotësojnë letra, sepse i kanë ngarkuar shumë”, kështu është shprehur psikologia Arjana Muçaj në një intervistë për media.

Psikologia Arjana Muçaj është shprehur se në shkolla mungon infrastruktura duke shtuar se mësuesit duhet të trajnohen dhe në pjesën teknologjike.

Në një intervistë për media ajo theksoi se sot mësuesit kanë shumë ngarkesë në shkollë dhe sipas saj tashmë ato më shumë janë të fokusuar tek vetja se tek nxënësit.

“Ne na mungon infrastruktura nëpër shkolla. Trajnimi i mësuesve në pjesën e teknologjisë duhet të jetë i prekshëm, pra mësuesi ta ndjej vërtetë se ka marrë një informacion që i shërben jo vetëm atij por edhe për ta transmetuar tek fëmijët i kujtdo ciklit arsimor që ai i përket. Një mësues  e ka shumë të vështirë që të punojë dhe me një nxënës të klasës së parë, të pestë apo të 9. Duam që mësuesit t’i kemi profesional në punën e tyre, të mos ngarkohen me burokraci. Mësuesit sot plotësojnë letra, sepse i kanë ngarkuar shumë. Janë më shumë të fokusuar tek vetja e tyre”– tha ajo.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Shkolla Shqipe Zvicër/ Hapet edhe pika shkollore në Laufen të Kantonit të Basellandit

Next Article

Metodat dhe teknikat e mësimdhënies me në qendër nxënësit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427