Pse nxënësit janë si të “fjetur” në përfundim të shkollës?

Nxënësit ndjehen të stresuar njëlloj si në fillim ashtu edhe në mbarim të shkollës. Ata ndjehen të gëzuar që shkolla po mbaron, por ndjehen edhe të stresuar kur bëhet fjalë për të ashtuquajturën “dëftese”.

Të gjithë presin me padurim përfundimin e shkollës. Bëjnë plane për pushimet verore, shkëmbejnë idetë e tyre se ku mund të shkojnë disa ditë etj. Ata që shfaqen më të shqetësuar janë mësuesit të cilët përballen me nxënës të papërqendruar dhe me nxënës të lëvizshëm. Gjatë gjithë vitit shkollor nxënësit hasen me presione të larta për të arritur nivelet më të larta të suksesit të tyre akademik, qoftë nëpërmjet testimeve apo formave të tjera të të pyeturit. Aftësia e të nxënit te  fëmijët  është e ndryshme në nxënës të ndryshëm. Metodat që mësuesi duhet të përdorë te secili duhet te jenë në përputhje me karakterin që disponon. Një metodë e gabuar ndikon negativisht në formimin e personalitetit të nxënësit.  Njohja e karakterit të nxënësit me të cilin punon është mënyra më e mire e cila të ҫon në hartimin e strategjive më të efektshme. Por të kthehemi edhe një herë në atë ҫ’ka na intereson. Pse nxënësit janë si të “fjetur” në përfundim të shkollës?

Nxënësit ndjehen të stresuar njëlloj si në fillim ashtu edhe në mbarim të shkollës. Stresi në mbarim të shkollës është disi më i lehtë dhe konkludon me marrjen e rezultateve që ata kanë arritur gjithë vitin. Ata ndjehen të gëzuar që shkolla po mbaron, por ndjehen edhe të stresuar kur bëhet fjalë për të ashtuquajturën “dëftese”. Është më se normale që në përfundim të shkollës nxënësit të jenë të papërqendruar dhe të zhurmshëm. Ata nisin të shumëpriturat “pushime verore”, për të ҫliruar stresin dhe ankthin e përjetuar gjithë vitin, për t’iu rikthyer përsëri procesit mësimor në muajin shtator. Prandaj mësues mos u shqetësoni nëse nxënësit nuk ju dëgjojnë aq sa duhet, mos u mundoni duke gjetur arsye te vetja juaj. Shkolla po mbaron dhe pushimet po fillojnë…

Klodjana Gega

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Dashuria e prindit, lumturia e fëmijës

Next Article

Kurrikula dhe kërkesat e tregut të punës

Related Posts