Pse duhet të bëni më shumë pyetje në klasë?

Si mësues, e kemi për detyrë të shfrytëzojmë kuriozitetin natyror të nxënësve dhe të jemi të vendosur për nxitjen e pyetjeve në klasën tonë, në mënyrë që nxënësit ta bëjnë të kërkuarin e informacionit diçka të zakonshme në përditshmërinë e tyre.

Ata që kanë fëmijë të vegjël në shtëpitë e tyre gjatë gjithë kohës dëgjojnë pyetje si: Çfarë është kjo? Pse po e bën atë? Si? Pse? Kur? …

Fëmijët janë kureshtarë për gjithçka. Ata duan të kuptojnë botën përreth tyre, si funksionon dhe si të bashkëveprojë me të. Hulumtimet tregojnë se nxënësit bëjnë disa pyetje gjatë mësimit por ky numër pyetjesh ulet me kalimin e viteve, pra me rritjen e tyre.

Pse janë pyetje të rëndësishme për të mësuar dhe pse duhet që ne si mësues t’i japim përparësi krijimit të një mjedisi në klasë, ku kërkimi lulëzon?

1. Pyetjet tregojnë interes

Ne bëjmë pyetje kur diçka e thënë tërheq vëmendjen tonë, na befason, ose kur dëgjojmë diçka dhe ne duam më shumë informacion. Pothuajse çdo pyetje është një sinjal i qartë që thotë “Hej! Unë jam duke i kushtuar vëmendje mësimit dhe unë dua të di më shumë!”

Të bësh një pyetje të madhe? Kjo është arritje dhe “gërmon” informacionin.

2. Pyetjet tregojnë boshllëqet

Si mësues, ne e dimë se jo çdo gjë që themi do të kuptohet herën e parë. Në fakt, kjo e bën punën tonë shumë më të lehtë kur na drejtohet një pyetje që mund të sqarojë një keqkuptim ose të shpjegojë diçka në një mënyrë më të mirë.

Pyetje efektive zbulojnë atë që nxënësi nuk kupton, duke na dhënë mundësinë që të plotësojmë boshllëqet dhe të mund të përmirësojmë mësimdhënien edhe për nxënësit e tjerë.

Pyetjet e “mëdha” tregojnë kuptueshmëri dhe një kuptim të përgjithshëm të domethënies në atë mënyrë që përgjigjet nuk munden.

3. Pyetjet përmirësojnë kujtesën

Hulumtimet tregojnë se kur ju bëni një pyetje vetë, ju keni më shumë gjasa të mbani mend informacionin që merrni. Ka kuptim – ju keni të ngjarë të pyesni për diçka që është interesante apo relevante për ju, dhe duke drejtuar pyetjen bëheni edhe ju të investuar.

Inkurajimi i nxënësve për të drejtuar pyetje mund t’i ndihmojë ata të marrin informacionin që ju intereson dhe që nuk e kanë kuptuar gjatë shpjegimit. Kështu nëpërmjet pyetjes ata e përvetësojnë mësimin. 

4. Pyetjet i mbajnë nxënësit të angazhuar

Nëse jemi të hapur për pyetjet e nxënësve dhe lini vend për diskutime, mësimi mund të bëhet shumë më interesant. Përgjigjja e një pyetjeje mund të kërkojë shpjegimin e një mësimi të cilin mësuesi e realizon nëpërmjet bashkëbisedimit. Një diskutim është më i rëndësishëm për nxënësit, duke ngritur pyetje nxënësit angazhohen personalisht në temën ose aktivitetin.

Pyetjet kanë nevojë për nxënës.

5. Pyetjet krijojnë një bazë për njohuri të reja

Çdo temë mësimi fillon me një informacion të gjerë themelor, i cili formon bazën, e më pas mësimi thellohet në njohuri specifike. 

Një pyetje e drejtuar në kohën e duhur ndërton njohuri thelbësore – me këtë kuptim, njohuria më komplekse, më interesante ka rrënjë dhe të mësuarit vazhdon të ndërtohet.

Si mësues, na takon të shfrytëzojmë kuriozitetin natyror të nxënësve dhe të jemi të vendosur për nxitjen e pyetjeve në klasën tonë, në mënyrë që nxënësit ta bëjnë të kërkuarin e informacionit diçka të zakonshme në përditshmërinë e tyre. 

Albina Hoxhaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Procedurat e lëvizjes paralele, emërimet dhe largimet nga puna të mësuesit (Udhëzim 2015)

Next Article

Ata që nxënë do trashëgojnë botën

Related Posts