Provimi i sotëm tregoi mungesën e standardeve në hartimin e një testi (2020)

12 vite të hedhura në koshin e papërgjegjshmërisë. Testi i sotëm i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore ishte pohim i mungesës së njohjes së standardeve dhe kritereve për hartimin e një testi.

1 – Testi nuk respektonte nivelet e arritjes së aftësive dhe kompetencave

2 – Testi nuk i korrespendonte kohës së vënë në dispozicion për plotësimin e alternativave.

3 – Testi nuk respektonte peshën specifike të fushave, të parashtruara në programin e maturës shtetërore.

4 – Testi mbështetej tek kërkesa të fushës së pragmatikës, ndërkohë që gjatë procesit mësimor nxënësi ka punuar gjuhësi preskriptive.

5 – Testi nuk gjykonte formimin e nxënësit duke qenë se alternativat e përafërta nuk synonin të masnin aftësinë e nxënësit në përceptimin e mesazhit apo vetë imazhin e thënieve, por luanin me fjalën pa e ndryshuar apo detajuar kuptimin.

6 – Testi ishte mbështetur në çëshje periferike të programit dhe jo në boshtin formues të nxënësit.

7 – Nëse qëllimi i programit formues 12 vjeçar të lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë është aftësimi i një shqipfolësi të mirë, ky test nuk arrinte ta kontrollonte këtë aftësim.

8 – Dhe çudia e llojit kinematografik: stili aksion….

9 – Nxënësve iu tha mediatikisht që nuk do të ketë ese, ndërkohë që pjesa e parë e testit kontrollonte esenë.

10 – Të shkruash një ese, nuk do të thotë të kesh vetëm një alternativë si hyrje (e cilësdo formë qoftë eseja).

11 – Pyetjeve të testit i mungonte aspekti sigmatik, që do të thotë nuk ishin përcaktuese, që të të çonin tek alternativa e duhur, përderisa alternativat konkludonin të përafërta.

Natasha Shuteriqi Poroçani

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

A ke ndonjë sekret?

Next Article

Nxënësi ekselent shqiptar, Dario Toska, dekorohet me medalje të artë nga Donald Trump

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427