Më poshtë do të gjeni kalendarin dhe listat me emrat e kandidatëve të cilët do të marrin pjesë në Provimin e Shtetit për psikologët, që do të zhvillohet në datat 18,19 dhe 20 Maj pranë QSHA-së.
Për herë të parë në vendin tonë edhe të diplomuarit për Psikologji do t’i nënshtrohen provimit të shtetit për marrjen e licencës.
Në datat 18, 19, 20 Maj 2022, rreth 300 psikologë do të testojnë njohuritë e tyre në 4 profile të ndryshme:
- Psikologji Organizacionale
- Psikologji Klinike
- Psikologji Ligjore
- Psikologji Edukimi Shkollor
Çdo profil ka një fond prej 1500 pyetjesh. Pyetjet janë publikuar në fillim të prillit të këtij viti dhe janë hartuar nga një grup prej 9 pedagogësh të universiteteve publike dhe private të vendit sipas standardeve ndërkombëtare.
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin pranë QSHA ditën e provimit:
- Kartën e identitetit (e detyrueshme)
- Kartën e anëtarësisë (nëse kanë tërhequr kartën e këtij viti)
Përgjigjen e provimit çdo aplikant e merr në moment.
Sa kaq më poshtë gjeni kalendarin dhe listat emërore për çdo profil (Përbri secilit emër do gjeni datën dhe orën e zhvillimit të provimit).
Lista e kandidatëve Psikologji Klinike
Lista e kandidatëve Psikologji Organizacionale
Lista e kandidatëve Psikologji Ligjore
Lista e kandidatëve Psikologji Edukimi Shkollor
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.