QSHA ka njoftuar se provimi i punësimit “Mësues për Shqipërinë 2022” do të nis brenda këtij muaji dhe se kalendari i zhvillimit të testimit të informatizuar dhe orari i pjesëmarrjes në testim, sipas profilit përkatës, do të publikohet shumë shpejt.
“Në zbatim të Udhëzimit Nr. 12, datë 27.02.2018 “Për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike, të arsimit parauniversitar”, i ndryshuar, të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju bëjmë me dije se duke filluar nga muaji Korrik 2022, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) do të zhvillohet testimi i informatizuar i mësuesit”, shkruhet në njoftimin e publikuar nga QSHA.
Në vijim do të publikohet kalendari i zhvillimit të testimit të informatizuar dhe orari i pjesëmarrjes në testim, sipas profilit përkatës.
Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, me adresë: Bulevardi “ZhanD’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.