Provimi i licencës, datat dhe oraret se kur do të testohen mësuesit e rinj. Kalendari i plotë për 23 profile (2020)

QSHA është gati të testojë mësuesit e rinj në sezonin XV të provimeve të shtetit. Provimet do të nisin më datë 31 gusht dhe do të zgjasin deri më 9 tetor, ku do të futen në provim mijëra mësues të profileve të ndryshme. Të interesuarit gjejnë më poshtë datat e zhvillimit të provimit, kalendarin e plotë.

Mësuesit e profilit Biologji, Kimi dhe ata të Biologji-Kimi do të jenë të parët që do të testohen përgjatë dy ditëve të para (31 gusht-1shtator) të sezonit XV të provimeve të shtetit, që do të mbyllet më datë 8 tetor me mësuesit e rinj të Histori Gjeografi Edukatë. 

Pa licencën, ata nuk ushtrojnë dot profesionin për të cilin kanë investuar për vite me radhë, në shkollim, Bachelor e Master profesional si dhe praktikë 1- vjeçare.

Ajo që duhet të kenë parasysh kandidatët për mësues, përveç korrektësisë me orën (paraqitja 30 minuta përpara), janë dokumentet që duhen pasur me vete në datën e caktuar. Mjeti i identifikimit, dokumenti që vërteton pagesën e tarifës dhe diplomat e të dyja cikleve duhen domosdoshmërish. Në mungesë të diplomës Master, një vërtetim notash dhe mjeti që vërteton njohjen e gjuhës së huaj. 

Portali Shkollor Albas ka siguruar kalendarin e plotë të provimit të Licencës.

Më poshtë do të njiheni me organizimin e provimeve të shtetit për profesionin e mësuesisë, sezoni XV gusht-tetor 2020.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Udhëzuesi për përcaktimin e procedurave për administrimin e teksteve shkollore në përdorim falas

Next Article

A po e vrasin shkollat kuriozitetin? Ja përse nuk duhet t’i detyrojmë fëmijët të mbyllen dhe të studiojnë.

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427