Provimet me zgjedhje, udhëzime nga drejtoritë e shkollave

Pas mbledhjes me zv. Ministren e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, drejtorët e shkollave kanë sqaruar maturantët në faqet zyrtare të shkollave për provimin e fundit me zgjedhje që zhvillohet të premten, më 24 qershor.

Në zbatim të Udhëzimit 3, datë 24.03.2016, “Për zhvillimin e provimeve kombëtare të MSH 2016” pikat 8-10, sqarojme se:

1. Maturantët / kandidatët që japin dy provime me zgjedhje, ku njëra prej tyre është gjuhë e huaj Angleze “TOEFL Junior Standard Test”, hyjnë në provim si të gjithë maturantët / kandidatët e tjerë në orën 10:00. (paraqiten në mjedisin e provimit në orën 08:30)

Testi i parë do të zgjasë 1 orë e 30 minuta dhe përfundon në orën 11:30. Kandidatët dorëzojnë testin e parë dhe fillojnë parapërgatitjen për testin e gjuhës angleze “TOEFL Junior Standart”.

Nxënësit do të qëndrojnë në mjediset e përcaktuara dhe do të instruktohen për zhvillimin e testit nga administratorët e këtij testi.

Provimi i gjuhës së huaj angleze “TOEFL Junior Standard Test” do të fillojë në ora 13:30, dhe do të zgjasë 1 orë e 55 minuta.

2. Maturantët / kandidatët që do të japin provim vetëm njërën nga lëndët me zgjedhje (jo Anglisht), fillojnë provimin në orën 11:30 dhe e përfundojnë atë në orën 13:00.(Paraqiten në mjedisin e provimit në orën 11:00)

3. Maturantët /kandidatët që do të japin provim vetëm një lëndë me zgjedhje atë të gjuhës së huaj Anglisht Toefl Junior, paraqiten në mjedisin e provimit në orën 11:30 në mënyrë që të futen brenda për t’u përgatitur njësoj si maturantët e tjerë që janë në mjedis.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Librat që duhet t'i lexojë çdo nxënës i klasës së 9-të

Next Article

Një foto që vlen sa një mijë fjalë!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427