Promovohet libri “Antologji e Festivalit të Poezisë së Pabotueme”

“EKO Mendje” vjen në këtë edicion me një libër poezish me afro 60 poezi, të cilat janë nga jo më pak se 700 poezi të përzgjedhura nga këto edicione. Libri “Antologji e Festivalit të Poezisë së Pabotueme” u botua nga Shtëpia Botuese Albas.

Shtëpia e Pashko Vasës mirëpriti promovimin e antologjisë se poezisë se pabotueme, organizuar nga “EKO Mendje”, mbështetur nga Ministria e Kulturës. Në këtë ditë të bukur poezie u prezantua antologjia e poezisë së pabotueme, me pjesëmarrjen e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, Zv/Kryeministres, znj. Senida Mesi dhe të rinj, poetë, dashamirës të poezisë. 

“EKO Mendje” e ideoi festivalin për të promovuar poezinë, poetët, të bukurën, ndjeshmërinë, gegnishten, natyrën e ndërthurur me poezinë e çdo fillim stine. Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro u shpreh se:

“Takimet me lexuesin gjatë këtij muaji të fushatës “Takohemi për një libër” kanë qenë një befasi edhe nga shumëllojshmëria e aktiviteteve duke na dëshmuar se edhe lexuesi është kreativ në mënyrën sesi e shikon dhe shijon letërsinë. Akti i leximit, si një akt i pastër kënaqësie, është shijuar në forma nga më të ndryshmet: në përballje me autorët, në lexime me miqtë dhe me takime me të ngjashëm me veten. Takimet me librin kanë ridimensionuar vetë lexuesit, të cilët në diskutime kanë arritur të shpalosin veten ashtu siç nuk kanë mundur më parë, apo kanë arritur të interpretojnë dhe rishikojnë veprën e autorëve ashtu si vetë autorët nuk e kanë pritur se mund të shihet. Dhe ky festival që ju organizoni është një pikëtakim mes lexuesit dhe poetit, është një festival që nxit ndjesinë e krijimtarisë dhe të bukurës”.

Mirsad Basha, organizator i festivalit dhe “EKO Mendje-s” tha se “Festivali është një hapësirë e rëndësishme për poetët, që duan të komunikojnë përmes veprës me lexuesin. Është krijimtari që më së pari lexohet, shijohet, diskutohet dhe vlerësohet për kënaqësi e më pas materializohet në një libër”.

“EKO Mendje” vjen në këtë edicion me një libër poezish me afro 60 poezi, të cilat janë nga jo më pak se 700 poezi të përzgjedhura nga këto edicione. Libri “Antologji e Festivalit të Poezisë së Pabotueme” u botua nga Shtëpia Botuese Albas, e cila mbështet prej kohësh aktivitetet e “Eko Mendje”.

“Këtu poetët ndjehen të tillë edhe pa nevojën e botimit. Kthimi i librit në një objekt përditshmërie që e shohim kudo e na intrigon, kthimi i leximit në një akt dashurie që na pëlqen ta ushtrojmë nga shtysa kënaqësie e jo detyrimi, është edhe suksesi i fushatës sonë. Duke parë kaq shumë aktivitete të larmishme, themi se ia kemi dalë dhe se kjo klimë frymëzuese që po krijojmë bashkë me ju do të na ndihmojë për të realizuar atë që kemi tashmë prioritet Edukimin përmes kulturës, përmes librit, këtij të gjithëdituri të pavdekshëm”– u shpreh mes të tjerash Ministrja Kumbaro.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rekomandimet për vlerësimin përshkrues në Republikën e Maqedonisë

Next Article

Si u realizuan ilustrimet në librin për Musine Kokalarin

Related Posts