Promovimi i talenteve, nisin audicionet e “Tirana Art Fest”

Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Drejtorisë së Rinisë, ka nisur organizimin e “Tirana Art Fest” që do të kontribuojë në promovimin e talenteve të reja. Audicionet e para kanë nisur në tre gjimnazet “Ismail Qemali”, “Partizani” e “Sami Frashëri”.

“Tirana Art Fest” rikthehet sërish për të dytin vit radhazi në të gjitha gjimnazet e Tiranës (publike dhe jopublike), ku të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç performojnë në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia. I kthyer tashmë në një traditë, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Drejtorisë së Rinisë, ka nisur organizimin e “Tirana Art Fest” që do të kontribuojë në promovimin e talenteve të reja. Audicionet e para kanë nisur në tre gjimnazet “Ismail Qemali”,“Partizani” dhe “Sami Frashëri”.

“Tirana Art Fest” synon të risjellë gjallërimin e jetës kulturore-artistike rinore, këtë herë me përfshirjen e më shumë gjimnazeve publike dhe jopublike me risi në secilën kategori konkurruese. Përfshirja e të rinjve në rrugën artistike, pritet që të ketë një impakt pozitiv në fuqizimin e luftës ndaj bullizmit, alkoolit, drogës, duhanit, dhunës si dhe fenomeneve të tjera negative.

Nga data 23 janar – 28 janar 2017 do të zhvillohen audicionet për shkollat publike të qytetit të Tiranës, ndërsa nga data 30 Janar deri në datë 7 shkurt do të zhvillohen audicionet për shkollat private. Gjithashtu, trajnerët dhe stafi i Drejtorisë së Rinisë do të shkojë në shkollat e Njësive Administrative për të kryer audicione nga data 8 Shkurt deri në datë 17 Shkurt, kurse faza finale do të organizohet në javën e dytë të muajit maj, në sheshin “Nënë Tereza” ku do të ndahen edhe çmimet sipas çdo kategorive.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Të rinjtë e sotëm dhe “individualizmi romantik”

Next Article

Përse i dashuri im sillet ndryshe kur është me shokët?

Related Posts