Në disa skena kulturore do të mblidhen dashamirës të librit, shkrimtarë e përkthyes të njohur shqiptarë, të cilët do të lexojnë nga librat e tyre të preferuar si dhe do të përcjellin emocionet gjatë procesit të të shkruarit.
Në disa skena kulturore do të mblidhen dashamirës të librit dhe shkrimtarë e përkthyes të njohur shqiptarë, të cilët do të lexojnë nga librat e tyre të preferuar si dhe do të përcjellin emocionet gjatë procesit të të shkruarit. Për ta bërë sa më të aksesueshëm nga publiku i gjerë, leximet do të zhvillohen në ambiente publike, kafe letrare, biblioteka etj.
Pjesëmarrësit do të ftohen nëpërmjet rrjeteve sociale të ndjekin të gjitha aktivitetet dhe të lexojnë pjesë të zgjedhura sipas dëshirës. Në median online do të ketë njoftime, harta me vendet dhe oraret ku dhe kur do të zhvillohen leximet. Maratona e leximit do të përshëndetet nga artistë e personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Ata do të japin mesazhet e tyre dhe do të bëjnë thirrje që brezi i ri të lexojë më shumë, në një kohë kur teknologjia ka ndryshuar jo vetëm mënyrën se si jetojmë dhe punojmë, por edhe se çfarë lexojmë.
Lexime maratonë dhe të ftuar në kafe-libraritë dhe qendrat kulturore: “Salla gjermane e leximit, Biblioteka Kombëtare”, “Friend’s Book House”, “Hemingway”, “Destil”, Biblioteka Kamëz, Gjimnazet “Çajupi”, “P. N. Luarasi”, “Sami Frashëri”, Gjimnazi Vorë, Tiranë, më 26 tetor 2017.
“Tirana Lexon” 2017 synon ta kthejë leximin në një ngjarje, ndodhi dhe përjetim duke u bazuar në shijet individuale. Shtrirja e këtij aktiviteti të veçantë leximesh në hapësira të ndryshme, do të ndikojë në përhapjen e një fryme sa më dashamirëse ndaj letërsisë dhe procesit të leximit si një ndër hapat më të rëndësishëm të funksionimit të letërsisë.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.