Projekt kurrikular ndërlëndor, klasa e I

Mësuesja e klasës së parë në shkollën 9-vjeçare “Edith Durham” Aida Cela ka hartuar një projekt kurrikular ndërlëndor me temë “Të drejtat e fëmijëve”. Ju mund të shikoni se si është ndërtuar projekti hap pas hapi.

Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham” Tiranë

Arsimi Fillor 

Klasa e I

Projekt kurrikular ndërlëndor

Të drejtat e fëmijëve

Jepini fëmijës më shumë liri, le të vrapojë, le të kërcejë, le të jetë i lirë, le të luajë dhe të argëtohet, le të mos jetë asnjëherë qetësi. Ata kanë nevojë për një zemër të duruar, që t’i dëgjojë, për krahë të hapura që i pranojnë dhe duar të sjellshme që i drejtojnë.

Titulli i projektit: Të drejtat e fëmijëve

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim të zhvillojë kompetencën e komunikimit dhe të shprehurit, të zhvillojë aftësinë e të punarit në grup për një qëllim të përbashkët, të zhvillojë kompetecën qytetare, bashkëpunimin me njeri-tjetrin, respektimin e mendimit dhe punës së shokut sipas individualitetit të gjithsecilit dhe përfundimin e projektit me sukses.

Rezultatet e të nxënit:

1- Njeh të drejtat  e fëmijëve. 

2- Liston disa të drejta të fëmijëve dhe diskuton për to.

3- Përdor ngjyrat, bojërat, aplikacionet për të shkruar të drejtat e fëmijëve.

3- Bashkëpunon në grup për realizimin e projektit.

4- Vlerëson punën e tij dhe të shokut.

5- Tregon se si ndihet gjatë projektit.

6- Prezanton projektin dhe rolin e tij në këtë projekt. 

7- Vendos në dosje miniprojektin e vet me një të drejtë të shkruar, foto të printuar etj.

Shrirja në kohë e projektit 

Faza e parëFaza e dytëFaza e tretë
1 orë 45 minuta2 orë 45 minuta1 orë 45 minuta

Partnerët në projekt

Nxënësit e klasave të para të shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, mësueset e klasave të para dhe prindërit të cilët do të ndimojnë për sigurimin e bazës materiale.

Materialet që do të përdoren

Format A4, bluza të shkruara, ngjyra, bojëra, lapsa, fletë me ngjyra, tullumbace, balona, karton, foto të ndryshme… etj.

Numri i nxënësve që do të përfshihen në këtë projekt.

Të gjithë nxënësit e klasave të para të shkollës “Edith Durham”.

Burimet kryesore të informacionit

Konventa e të drejtave të fëmijëve, libri i Edukimit për Shoqërinë 1, biblioteka e shkollës dhe ajo personale, materiale nga interneti etj.

Përshkrimi i projektit

1-Faza e parë: Një orë 45 minuta në lëndën Edukim për shoqërinë.

Njohja me temën dhe ndarja në grupe. Përcaktimi i liderëve dhe ndarja e punës së gjithësecilit.

Njohja me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve. Flasin për të drejtat bazike që duhet të ketë çdo fëmijë.

2-Faza e dytë: Dy orë 45 minuta në Gjuhë shqipe. Listojnë në grup të drejtat, tregojnë edhe disa përgjegjësi dhe detyra. Zgjedhin materialet që do të punojnë, format, ngjyrat dhe fillojnë punën.

3- Faza e tretë: Një orë 45 minuta ne Art pamor. Pasi puna e gjithesecilit ka mbaruar, përmblidhet në kartonin e përgatitur dhe prezantohet para prindërve, drejtuesve dhe mësuesve.

Përshkrimi i produktit të projektit.

Produkti do të jetë postera me të drejtat e fëmijëve, foto të ndryshme

Fazat e projektitFaza e parëFaza e dytëFaza e tretë
Datat   
Orët1 orë 45 minuta2 orë 45 minuta1 orë e 45 minuta
Veprimtaritë-njohja me temën -ndarja në grupe dhe diskutime -njohja me Koventën e të Drejtave të Fëmijëve  -ndarja e bazës materiale  dhe përgjegjësive të secilit-përqëndrimi i bazës materiale në grup -listimi i  të drejtave dhe e drejta individuale që do të punojë secili -mbarimi i punës nga secilin nxënës-grupimi i punëve në një format të përbashkët -prezantimi i punës në projekt nga liderët dhe shprehja e një të drejte nga secili nxënës -minifestë në fund të projektit këngë dhe recitime
VendiKlasaKlasa dhe bibliotekaKlasa ose salla e veprimtarive
Personat përgjegjës dhe partnerëtMësueset e klasës së parë nxënësitMësueset e klasës së parë nxënësitMësueset e klasës së parë Nxënësit prindërit

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësuesi, një shqetësim i ëmbël për nxënësin

Next Article

Si mund ta ndihmoni fëmijën tuaj disleksik?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427