Ky projekt ka si qëllim, të zhvillojë kompetencën e menduarit për të kryer veprime të sakta për gjetjen e perimetrit dhe siperfaqes së figurave gjeometrike, si dhe vëllimin e trupave gjeometrikë, objekteve të ndryshme të ngjashëm me trupat gjeometrikë.
1. Tema e projektit: Edhe ne dimë të matim
2. Qëllimi i projektit: Ky projekt ka si qëllim, të zhvillojë kompetencën e menduarit për të kryer veprime të sakta për gjetjen e perimetrit dhe siperfaqes së figurave gjeometrike,si dhe vëllimin e trupave gjeometrikë dhe objekteve të ndryshme të ngjashëm me trupat gjeometrikë.
3. Kompetencat e arritjeve në këtë projekt:
-Evidenton saktë figurat dhe trupat gjeometrikë;
-Kryen matje të sakta në terren të shkollës dhe oborrit të saj;-
-Gjen perimetrin e oborrit të shkollës;
-Gjen siperfaqen e oborrit të shkollës;
-Gjen vëllimin e ndërtesë së shkollës
-Komunikon ndjenjat, mendimet, emocionet, përvojat e veta, për punën e kryer;
-Përdor saktë njësitë matëse të gjatësisë;
-Publikon punimet dhe veprimet e veta.
4. Njohuritë kryesore lëndore të cilat do të përvetësohen ose do të rimerren në sajë të projektit :
Në sajë të projektit, nxënësit do të rimarrin dhe përvetësojnë këto njohuri, shprehi dhe qëndrime:
-Matja me saktësi e objekteve të ndryshme;
-Gjetja e perimetrit të një figure gjeometrike;
-Gjetja e siperfaqes së figurave gjeometrike;
-Gjetja e vëllimit të trupave gjeometrikë.
5. Shtrirja në kohë e projektit dhe fusha kurrikulare:
• Projekti do të shtrihet në katër orë mësimore të lëndës Matematikë 4 dhe në katër faza.
Faza 1 | Faza 2 | Faza 3 | Faza 4 |
---|---|---|---|
1 orë x 45 min | 1 orë x 45 min | 1 orë x 45 min | 1 orë x 45 min |
6. Partnerët. Projekti do të ketë si partnerë
Prindërit e nxënësve, të cilët do të sigurojnë me marrëveshje, materialet për zhvillimin e këtij projekti (Buxhetin). Nxënësit e klasës së katërt. Mësuesi i klasës së katërt.
7. Materialet dhe mjetet që do të përdoren gjatë projektit:
Materialet që do të duhen për të realizuar projektin janë: Metër,metër shirit,spango,lapsa,stilolapsa,fletë format A4,aparat fotografik, teksti i Matematikës 4 etj.
8.Numri i nxënësve që përfshihen në projekt:
Në këtë projekt do të përfshihen nxënësit e klasës së katërt të ciklit të ulët të shkollës së mesme të bashkuar “ Adem Haxhija”,Postribë.
9. Burimet kryesore të informacionit:
Burime kryesore të informacionit do të jenë: teksti i Matematikës 4
10. Përshkrimi i projektit:
Projekti me temë “Edhe ne dimë të matim” do të zhvillohet në katër orë mësimore të ndara në katër faza.
-Në fazën e parë nxënësit do të njihen me projektin , qëllimin dhe objektivat e tij. Nxënësit e klasës ndahen në tri grupe, dhe secili grup dhe nxënës merr detyrën që i ngarkohet.
Puna e grupeve:
Grupi i parë bën matjen dhe gjetjen e perimetrit të shkollës.
Grupi i dytë bën matjen dhe gjetjen e siperfaqes së oborrit të shkollës.
Grupi i tretë bën matjen dhe gjetjen e vëllimit të shkollës.
-Në fazën e dytë , nxënësit do të njihen me anën teorike të procesit të punës , që do t’i ndihmojë ata gjatë aktivitetit praktik të punës.
-Në fazën e tretë nxënësit do të kryejnë veprimtarinë praktike në matjen dhe gjetjen e perimetrit dhe siperfaqes së oborrit të shkollës,si dhe vëllimin e shkollës,ku ata mësojnë,duke mbajtur shënimet e duhura në fletët përkatëse.
-Në fazën e katërt bëhet prezantim i punimeve para klasës, vlerësimi dhe vetëvlerësimi i punës,si dhe vlerësimi i projektit.
11. Përshkrimi i produktit të projektit:
Produkti i këtij projekti do të jetë me veprime matematikore,ku nxënësit në fletë format A4 gjejnë perimetrin dhe sipërfaqen e oborrit të shkollës ,si dhe vëllimin e shkollës,të cilat këto të dhëna do të prezantohen në një karton me ngjyra në muret e klasës .
12. Plani i detajuar i veprimtarive:
Fazat e projektit | Faza 1 | Faza 2 | Faza 3 | Faza 4 |
---|---|---|---|---|
Data | ||||
Orë | 1 orë | 1 orë | 1 orë | 1 orë |
Veprimtaritë | Në fazën e pare, nxënësit do të njihen me projektin, qëllimin dhe objektivat e tij.Nxënësit e klasës ndahen në grupë dhe secili grup dhe nxënës merr detyrën që i ngarkohet | Në fazën e dytë, nxënësit do të njihen me anën teorike të procesit të punës, që do t’i ndihmojë ata gjatë aktivitetit praktik të punës, për kryerjen e matjeve të objekteve | Në fazën e tretë nxënësit do të kryejnë veprimtarinë praktike në matjen dhe gjetjen e perimetrit dhe siperfaqes së oborrit të shkollës,si dhe vëllimin e shkollës, ku ata mësojnë, duke mbajtur shënimet e duhura në fletët përkatëse. | Në fazën e katërt bëhet prezantim i punimeve përpara partnerëve pjesëmarrës, vlerësim dhe vetëvlerësim i punës, si dhe vlerësim i projektit. |
Vendi | Klasa | Klasa | Oborri i shkollës | Klasa |
Personat përgjegjës dhe partnerët | Mësuesi | Mësuesi | Mësuesi | Mësuesi, Prindi |
13. Mënyra e vlerësimit të nxënësve:
Nxënësit do të vlerësohen dhe do të bëjnë vetëvlerësim nëpërmjet këtij instrumenti.
Vetëvlerësim dhe vlerësim i punës gjatë projektit
Data:
Emri:
Tema e projektit:
Unë mbarova detyrën në kohë: PO JO
Unë punova sipas udhëzimeve të dhëna PO JO
Unë kominikova me zë të ulët gjatë punës PO JO
Unë shkëmbeva idetë e mija dhe dëgjova e vlerësova idetë e të tjerëve. PO JO
Unë kërkova ndihmë kur hasa vështirësi PO JO
Nëse do ta bëje përsëri këtë projekt çfarë do të përmirësoje në punën tënde?
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Komenti i mësuesit:
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Niveli i arritjeve:
Niveli i arritjeve për ju 1/4 2/5/6 3/7 4/8/9 5/10
Niveli i arritjeve sipas mësuesit 1/4 2/5/6 3/7 4/8/9 5/10
Shkëlzim Pepaj
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.