Programuesja më e re e Apple, vetëm 9 vjeçe

Vijav ka krijuar një aplikacion të sajin, të quajtur quajtur “Smartkins animals”, aplikacion që ndihmon fëmijët të mësojnë rreth botës së kafshëve duke u argëtuar.

Ajo është vetëm 9 vjeçe, por aftësitë e saj janë mbresëlënëse. Bëhet fjalë për Anvitha Vijay nga Australia. Ajo është programuesja më e re e “Worldwide Developer Conference”.

Vijav ka krijuar edhe një aplikacion të sajin, të quajtur “Smartkins animals”,  aplikacion që ndihmon fëmijët të mësojnë rreth botës së kafshëve duke u argëtuar.

Ajo është njohur me “gjuhën” e programimit që në moshën 7-vjeçare, përmes videove mësimore në Youtube.

Apple është surprizuar nga talenti i vajzës 9-vjeçare kështu që ata e përfshinë në programin e stimulimit të programuesve të rinjtë në të cilën shpërndahen 350 bursa.

Gjithashtu edhe numri një i kompanisë amerikane, Tim Cook është mahnitur nga vajza. Ai thotë se nuk priste që mes 120 fituesve të këtyre bursave nën 18 vjeç, të ishte edhe një vogëlushe që nuk ka përfunduar ende arsimin fillor.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Viti i ri arsimor do ta gjejë shkollën “1 Maji” me ambiente të reja

Next Article

Kriteret e pranimit në universitete

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427