Prindër, sjellja ndërtohet dhe fitohet në familje

Nëna duhet të shkonte diku, por nuk do ta merte me vete fëmijën. Fëmija e ndjen se nëna nuk do të rrijë me të dhe nuk i ndahet. Nëna nervozohet dhe i thotë fëmijës:

Nëna: mos bëj kështu

Fëmija: po ti do të ikësh,

Nëna: jo nuk do të iki.

Fëmija: Po ti po vishesh.

Nëna nuk përgjigjet.

Në këtë kohë hyn gjyshja në lojë, dhe i thotë hajde te gjyshja se do të jap diçka, fëmija shikon me trishtim, nuk beson as njërën as tjetrën, por nuk ka ç’të bëjë. Shkon te gjyshja dhe ajo i jep një çokollatë, ndërkohë dëgjon derën, që hapet dhe mbyllet dhe fëmija kupton, që nëna iku dhe fillon të qajë me të madhe, përplas çokollatën, shkon me vrap te dera por ajo është e mbyllur. Shkon te dhoma e nënës dhe ajo nuk është më aty.

Dhe pastaj prindërit etiketojnë fëmijët apo pretendojnë, që fëmijët të mos gënjejnë apo të jenë të edukuar. Sjellja është pasojë të nderuar prindër dhe ndërtohet e fitohet në familje.

(Nga Lira Gjika, pediatre)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Bisedë me Fasliun e Berbatit, personazh në roman

Next Article

Letër nga një Babagjysh i lezetshëm

Related Posts