Prezantohet projekti i 100 bursave sociale të studimit

Fondacioni arsimor “Hafiz Ali Korça” ofron 100 bursa sociale studimi për të gjithë maturantët e këtij viti akademik të cilët do të zgjedhin të studiojnë në një nga programet e studimit që Kolegji Universitar Bedër ofron.

Fondacioni arsimor “Hafiz Ali Korça” fondacion ky i themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, dhe që ka për qëllim kontributin kryesisht në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave të rinj në vendin tonë, ofron 100 bursa sociale studimi për të gjithë maturantët e këtij viti akademik të cilët do të zgjedhin të studiojnë në një nga programet e studimit që Kolegji Universitar Bedër ofron.

Nga këto bursa pritet të përfitojnë dhjetëra kandidatë për studentë, të cilët vijnë nga familje me

problematika të ndryshme të sociale dhe që e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet vjetore të studimeve universitare.

Duke qenë se raundi i parë i regjistrimeve për këtë vit akademik, i cili sipas udhëzimit të

Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve pritet të fillojë më 16 tetor 2017, është mbyllur, këto bursa

janë të vlefshme për raundin e dytë të regjistrimeve, raund ky i cili u lejon maturantëve të

aplikojnë në portalin e maturës shtetërore nga data 15 deri më 22 shtator 2017, mjafton që maturantët e interesuar të përzgjedhin Kolegjin Universitar Bedër dhe programet që ky institucion ofron, si një nga 10 preferencat e mundshme në portalin e maturës shtetërore.

Menjëherë pas aplikimit në një nga programet e studimit që ky institucion ofron, çdo kandidat

për student ka të drejtën e aplikimit për bursë në e-mailin bursa@beder.edu.al

Në këtë ceremoni, të zhvilluar në ambientet e “Tirana International Hotel”, ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm personalitetesh nga bota akademike, ajo e kulturës, artit, medias, biznesit, arsimit dhe e sportit. Përmendim këtu: Znj. Myfarete Laze, Z. Dritan Boriçi, Noizy (Rigels Rajku) Znj. Sabahete Vishnja, Znj. Briseida Mema, Z. Agron Tufa, Mishela Rapo, Z. Said Fishta etj.

Drejtori i Fondacionit arsimor “Hafiz Ali Korça”, Z. Dritan Laçi, në fjalën e tij përshëndetëse tha se i gjithë qëllimi i këtij projekti është mbështetja e të gjithë atyre maturantëve të cilët për shkak të kushteve ekonomike, nuk kanë mundësi të vazhdojnë studimet universitare.

“Ne nuk mund të pretendojmë një të ardhme të ndritur, nëse nuk u japim mundësi studentëve që të vazhdojnë universitetin”, tha ai gjatë fjalës së tij.

Ndërsa rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në aktivitet, preku problematika të ndryshme të arsimimit të brezave të rinj në vendin tonë.

Ndër të tjera ai u shpreh se: “Dikush lind i pasur, dikush lind i varfër, dikush në fshat dhe dikush në qytet. Askush nuk e ka në dorë diçka të tillë. Gjithkush i dorëzohet apo i përshtatet kësaj situate. Ne kemi një mundësi të mendojmë për të gjithë, me aq kapacitete sa kemi”.

Më tej, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Z. Lauren Luli, shprehu gatishmërinë e plotë të institucionit që ai përfaqëson jo vetëm në mbështetjen e kësaj nisme por edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet dy institucioneve në projekte që kanë në fokus arsimimin e brezave të rinj.

Projektin e 100 bursave sociale të studimit e përshëndetën edhe këngëtarët me famë të njohur në vendin tonë si Znj. Myfarete Laze, Mishela Rapo, Noizy si dhe biznesmeni i njohur Z. Said Fishta, të cilët ndanë me të pranishmit mbështetjen dhe vlerësimin e tyre ndaj kësaj nisme të fondacionit dhe universitetit.

Kolegji Universitar Bedër fton të gjithë maturantët e interesuar të bëhen pjesë e këtyre bursave duke aplikuar fillimisht në portalin e maturës shtetërore për një nga programet e studimit që ne ofrojmë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Nëse marr pilulën për shumë kohë...

Next Article

BE ndalon pijet me sheqer në të gjitha shkollat

Related Posts