Prezantimi i platformës shkollore Albas e-libër në Prishtinë

Rita Petro, autorja e shumë teksteve shkollore ka vizituar tri shkolla në Prishtinë. Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i teksteve të digjitalizuara para mësimdhënësve të këtyre shkollave dhe diskutimi i mundësive për përmirësimin e tyre.

Rita Petro, autorja e shumë teksteve shkollore ka vizituar dy shkolla fillore publike në Prishtinë,ShFMU “Pavarësia” dhe ShFMU “Elena Gjika”, si dhe shkollën private “Milleniumi i tretë”. Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i teksteve të digjitalizuara para mësimdhënësve të këtyre shkollave dhe diskutimi i mundësive për përmirësimin e tyre. 

Mësuesit e shkollave 9-vjecare takuan nga afër autoren e librave. Ata parashtuan kërkesat e tyre, por gjithashtu biseda ishte e hapur edhe për sugjerime.

Duke parë ristë dhe përdorimin e gjerë të teknologjisë dhe faktin se sa shumë e duan nxënësit dhe i përqafojnë risitë teknologjike ky trajnim është organizuar për të thelluar njohuritë e mësuesve. 

Në këto kushte, trajnimi merr formën e një bashkëbisedimi, gjatë të cilët mësuesit njihen me teknikat e reja të zhvillimit të mësimdhënies bazuar në teknologji. 

Specialisti i IT pranë Portalit Shkollor, Albin Dudija i njohu mësuesit me risitë që sjell platforma shkollore Albas e-libër gjatë këtij viti si: sinkronizimi i materialeve, krijimi i profilit, si të shtojmë materialet që mësuesit duan në platformë, si dhe lehtësitë që ofron platforma, një ndër të cilat mundësia për të punuar pa praninë e internetit.

Mësuesit përgatiten çdo ditë për të përcjellë dije te nxënësit e tyre. Mbledhin materiale, hartojnë ditarin, kërkojnë mjete të cilat do e bënin nxënien më të lehtë dhe orën e mësimit më interaktive. 

Libri digjital bën të mundur që mësuesi të bëjë pjesë të përgatitjes edhe nxënësin duke krijuar profilin e personalizuar dhe grupet përkatëse. Mësuesi mund të shpërndajë në grup materiale të cilat mund t’i shikojnë nxënësit si: detyra, teste, ushtrime etj. Në këtë mënyrë, mësuesi dhe nxënësit bashkëpunojnë në distancë dhe virtualisht janë në klasë dhe ndjekin njëri-tjetrin. 

Libri digjital është i pasur me materiale multimediale si: audio, video, foto, 3D, linqe, materiale te tjera shtesë. Ju mund t’i përdorni këto materiale në klasë dhe të diskutoni me nxënësit rreth tyre. Videot dhe audiot nuk janë të gjata, gjë kjo e planifikuar që nxënësit të mos shpërqëndrohen por njëkohësisht edhe ora e mësimit ka ritëm. 

Mësues, ju duhet të dini që platforma shkollore Albas e-libër nuk ka nevojë për internet. Në çdo kohë ne ju ofrojmë mbështetje teknike. Në çdo kohë ne ju ofrojmë mbështetje teknike. Vazhdimisht ka probleme me internetin në shkollë, prandaj ju bëjmë me dije se ju keni nevojë për internet vetëm në momentin që shkarkoni librin, më pas ju mund të punoni pa internet. 

Kjo është bërë e mundur vetëm për të lehtësuar punën tuaj të përditshme, pasi ju shpesh herë përballeni me vështirësi të ndryshme. Mësimdhënësit e pranishëm u ndanë të kënaqur me prezantimin dhe e përgëzuan stafin e “Albas”-it për punën.

Në çdo kohë ne ju ofrojmë mbështetje teknike.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Vetmia, mbretëria e jetës sime

Next Article

9 mënyra për të ndëshkuar fëmijën pa ia dëmtuar vetëvlerësimin

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427