Pranimet në degën e mësuesisë, shtyhet për vitin akademik 2021-2022 rritja e mesatares mbi 8-të

Për vitin akademik 2021-2022 të interesuarit për degën e mësuesisë nuk do të pranohen në universitet pa pasur mesataren 8-të. Por në një vendim të fundit të qeverisë vërehet se për vitin 2020-2021 mesatarja për t’u pranuar në këtë degë nuk do të ndryshojë, ndryshe nga ç’u paralajmërua në 2019-tën.

Fitimi i të drejtës së studimit për degën e mësuesisë do të bëhet më i vështirë. Për vitin akademik 2021-2022 nxënësit duhet ta kenë mesataren 8 për të konkurruar në këtë degë. Kjo gjë është bërë e ditur në sajë të një vendimi të qeverisë në fillim të këtij muaji (3 qershor). 

Por në këtë vendim të fundit të qeverisë vërehet se për vitin 2020-2021 mesatarja për t’u pranuar në këtë degë nuk do të ndryshojë, pra do të vazhdojë të jetë 7.5, ndryshe nga ç’u paralajmërua në 2019-tën. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, vitin e shkuar në një seancë plenare paralajmëroi këtë ndryshim me synimin e përmirësimit të cilësisë së studentëve (Shih këtu). 

Në vendimin për përcaktimin e notës mesatare për “Pranimet në Universitet për vitin akademik 2020-2021”, thuhet se të gjithë maturantët me notën mesatare 6.5 kanë të drejtë të konkurrojnë për në universitetpërveç atyre të cilët do të vazhdojnë degën e mësuesisë ose gjuhët e huaja të cilët përkatësisht duhet ta kenë notën mesatare 7.5 dhe 7.  

Nota mesatare për pranimin në shkollën e lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë dhe  notave të provimeve të Maturës Shtetërore.

Sipas vendimit përjashtohen nga detyrimi i plotësimit të kriterit të notës mesatare kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional, kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve në fushën e artit dhe të sportit, si dhe kandidatët me origjinë shqiptare nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci. 

Në rastet e transferimit të studimeve nga brenda apo jashtë vendit, në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit, brenda të njëjtit cikël, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave të vitit akademik që studenti është pranuar në institucionin e arsimit të lartë, duke filluar nga viti akademik 2016–2017 dhe në vijim.

Ky është vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave, i datës 3.06.2020,  përsa i takon mesatares së pranimeve në universitet për dy vitet e ardhshme:

Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Natasha Poroçani: Një tekst për një test, aplikim mbi një fragment nga Kuteli

Next Article

Të dështosh deri në sukses, historia e studentit nga Korça i cili realizoi një ëndërr

Related Posts